“Ata nuk e donin Gjestin”, Rozana Radi bën deklaratën e fortë
Pas përfundimit të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja dhe ish-banorja Rozana Radi ka ndarë opinionin e saj për fituesin e këtij sezoni, Gjestin. E ftuar në podcastin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin, Rozana u shpreh se, ndonëse personalisht u ndje e zhgënjyer që nuk e fitoi çmimin e madh, ajo […] The post “Ata nuk e donin Gjestin”, Rozana Radi bën deklaratën e fortë appeared first on InfoShqip.com.

Pas përfundimit të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja dhe ish-banorja Rozana Radi ka ndarë opinionin e saj për fituesin e këtij sezoni, Gjestin.
E ftuar në podcastin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin, Rozana u shpreh se, ndonëse personalisht u ndje e zhgënjyer që nuk e fitoi çmimin e madh, ajo i uron Gjestit suksese në rrugëtimin e tij artistik.
“Unë u mërzita që nuk e fitova, por i kam thënë atij se kush e fiton, është mëse e merituar. Ai ta gëzojë, t’i shkojë mbarë dhe t’i shërbejë si një trampolinë në karrierë,” u shpreh ajo.
Megjithatë, Radi nuk hezitoi të shprehë edhe një kritikë të fortë ndaj qëndrimit të banorëve të tjerë në lidhje me Gjestin. Sipas saj, ai nuk ka qenë i mirëpritur apo i mbështetur realisht nga bashkëbanorët.
“Ata nuk e kanë dashur Gjestin. Po ta donin, do ta kishin thënë. Ajo që ka thënë se ai është ‘lezet i shtëpisë’, jam unë,” – deklaroi ajo me bindje.
The post “Ata nuk e donin Gjestin”, Rozana Radi bën deklaratën e fortë appeared first on InfoShqip.com.