Trump: Ata që blejnë naftë nga Irani, nuk do të lejohet të bëjnë biznes me SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se blerësit e naftës dhe derivateve të naftës nga Irani do të përballen me sanksione dytësore dhe se ata “nuk do të lejohen të bëjnë biznes” me Uashingtonin. “Të gjitha blerjet e naftës ose petrokimikateve iraniane duhet të ndalen menjëherë! Çdo vend ose person që blen çfarëdo sasie nafte dhe […] The post Trump: Ata që blejnë naftë nga Irani, nuk do të lejohet të bëjnë biznes me SHBA-në appeared first on InfoShqip.com.

maj 2, 2025 - 16:01
 0  7
Trump: Ata që blejnë naftë nga Irani, nuk do të lejohet të bëjnë biznes me SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se blerësit e naftës dhe derivateve të naftës nga Irani do të përballen me sanksione dytësore dhe se ata “nuk do të lejohen të bëjnë biznes” me Uashingtonin.

“Të gjitha blerjet e naftës ose petrokimikateve iraniane duhet të ndalen menjëherë! Çdo vend ose person që blen çfarëdo sasie nafte dhe produktesh nafte nga Irani do t’i nënshtrohet menjëherë sanksioneve dytësore. Ata nuk do të lejohen të bëjnë biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në asnjë mënyrë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.

Komentet e Trump pasuan shtyrjen e bisedimeve të fundit të SHBA-së me Iranin mbi programin bërthamor të Teheranit, të cilat duhej të zhvilloheshin në Romë të shtunën.

Një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters se një datë e re do të caktohet “në varësi të qasjes së SHBA-së”.

The post Trump: Ata që blejnë naftë nga Irani, nuk do të lejohet të bëjnë biznes me SHBA-në appeared first on InfoShqip.com.