“Rama i tmerruar”, Berisha: Ai nuk del dot para qytetarëve sepse i ka vjedhur
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar fushatën e tij në Fushë-Krujë, ku ka bërë prezantimin e kandidatëve të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”. Gjatë fjalimit të tij, ai ka “sulmuar” kryesocialistin Edi Rama, duke thënë se nuk mund të dalë dot përpara qytetarëve, për shkak të qeverisjes së tij në 12 vite. “I tmerruar […]

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar fushatën e tij në Fushë-Krujë, ku ka bërë prezantimin e kandidatëve të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.
Gjatë fjalimit të tij, ai ka “sulmuar” kryesocialistin Edi Rama, duke thënë se nuk mund të dalë dot përpara qytetarëve, për shkak të qeverisjes së tij në 12 vite.
“I tmerruar në panik, Edi Rama, i cili e ka nuhatur se e pret disfata ndër më të thellat. Edi Rama, tre muaj nuk guxoi një minutë të vetme, një orë të vetme, një ditë të vetme të jepte llogari përpara jush për qeverisjen e tij 12-vjeçare, sepse u provua në 12 vite si e keqja ndër më të mëdhatë që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre kombëtare.
Edi Rama nuk doli një minutë përpara jush, jo për të dhënë llogari., por as për të numëruara suksesin e tij më të vogël, sepse e di që mbi çdo sukses, qëndron vjedhja e tij e tmerrshme mbi shqiptarët. Sepse e di që në çdo kilometër rrugë ka vjedhur 90% të çmimit. Sepse e di që në çdo shkollë të ndërtuar, ka vjedhur 80% të çmimit. Sepse e di që shqiptarët nuk ia falin kurrë atij 130 milionë euro, djegësin e Tiranës, 130 milionë euro në kontot e tij bankare, në një kohë kur djegësi nuk ka as nam as nishan.
Nuk del dot përpara jush për të dhënë llogari, sepse e di që me avionët në dispozicion, ka shpenzuar e se ka udhëtuar dy herë më shumë se Presidenti i SHBA-së në 2 vite. Se ju ka gjobitur ju me 20 milionë euro. Nuk del dot përpara jush, sepse pasi kishte deklaruar 3800 euro, na doli me saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha. Doli me oborr katër herë më të madh se diktatori.
Edi Rama nuk del dot përpara jush, sepse e shqiptarët e panë kur vodhi 225 metër katror tokë në Gjipe pa asnjë dokument konfiskimi. Nuk del dot përpara jush, sepse si asnjë sulltan, si asnjë perandor, si asnjë mbret, bleu në oborr 5 milionë euro instilacionin me peshq ekzotik. Tani kërkon të bëjë hokatarin, kërkon të bëjë atë që s’ia them emrin. Bën fushatë veçmas me gratë si në vitet ’50, si komunistët”, tha ndër të tjera Berisha.