Berisha: Edhe mbrapa diellit të shkojë Rama, ne do ta gjejmë dhe do ta mundim!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një takim me qytetarët e Kurbinit. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se fitorja e PD-së është më afër se kurrë. Sipas kryedemokratit, kryeministri Edi Rama i ka ditët e numëruara dhe se PD-ja do ta mundi kudo që ai të jetë. Pjesë nga […]

maj 2, 2025 - 23:00
 0  6
Berisha: Edhe mbrapa diellit të shkojë Rama, ne do ta gjejmë dhe do ta mundim!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një takim me qytetarët e Kurbinit.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se fitorja e PD-së është më afër se kurrë.

Sipas kryedemokratit, kryeministri Edi Rama i ka ditët e numëruara dhe se PD-ja do ta mundi kudo që ai të jetë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shndrit fitorja e 11 Majit. Sot ne jemi më afër se kurrë fitores për të cilën luftuam 12 vite, fitores që qëndruam të pamposhtur, fitores për të cilën sakrifikuam.

Edi Rama po numëron orët dhe ditët e fundit të regjimit të tij. Rama nuk ka të ardhme dhe u garantoj ju se dhe mbrapa diellit po të shkojë do ta gjejmë dhe do ta mundim.

Nuk ka shpresë për atë më. Ndaj dhe çfarë do që të bësh, sa do që të fshihesh je tërësisht i pashpresë, do kesh fundin e çdo diktatori. Rama ka bërë të këqija të mëdha shqiptarëve.