Ata që ngelën në VLEN, të mos heshtin përballë diskriminimit të shqiptarëve, kërkon BDI
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në MPB dhe ARM, ku në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike po kryhet degradimi dhe përjashtimi i pjesëtarëve The post Ata që ngelën në VLEN, të mos heshtin përballë diskriminimit të shqiptarëve, kërkon BDI appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në MPB dhe ARM, ku në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike po kryhet degradimi dhe përjashtimi i pjesëtarëve të popullit shqiptar nga pozitat udhëheqëse, reaguan nga BDI.
Kumtesa:
Rasti i fundit i shkarkimit të të gjithë zëvendësshefave shqiptarë dhe emërimi i të afërmve të Kryetarit të Komunës në Stacionin Policor të Butelit përbën jo vetëm një skandal institucional, por edhe një sinjal të rrezikshëm për rikthimin e ekskluzivitetit dhe diskriminimit në sektorin më të ndjeshëm – atë të sigurisë.
Veçanërisht shqetësues është fakti që kjo ndodh në Butel – një nga komunat më të theksuara multietnike në kryeqytet, ku shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.
Emërimet njëetnike dhe partiake në strukturat e sigurisë, si dhe degradimi poshtërues i kuadrove profesionale policore me përkatësi etnike shqiptare, minojnë parimin e përfshirjes – shtyllë kyçe e Marrëveshjes së Ohrit.
Pikërisht prania dhe përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në polici dhe ushtri ishin parakushte për stabilizimin e marrëdhënieve ndëretnike pas vitit 2001.
Sot, po shohim një proces të kundërt: çmontimin e mekanizmave të balancës, që çon drejt rikthimit të mosbesimit dhe ndjenjës së përjashtimit te një popull i tërë.
BDI apelon tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tek Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe tek bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, të reagojnë menjëherë dhe pa ekuivoke.
Sektori i sigurisë nuk guxon të jetë instrument i dominimit etnik dhe revanshizmit politik.
Nuk është kjo thjesht çështje e politikave të brendshme kadrovike – kjo është çështje stabiliteti, besimi dhe e së ardhmes së shtetit të përbashkët.
The post Ata që ngelën në VLEN, të mos heshtin përballë diskriminimit të shqiptarëve, kërkon BDI appeared first on Flaka, në çdo lajm... .