Ibrahimi takon kryesinë e degës së AAA-së në Tetovë
Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi sot ka vizituar Tetovën, ku ka takuar kryesinë e degës së partisë së tij në Tetovë duke diskutuar për situatën aktuale politike, strategjin për zgjedhjet lokale, si dhe projekteve qeveritare që i presin. Së bashku me funksionarë partiakë dhe përfaqësues nga ekzekutivi, zhvilluam një takim me kryesinë e degës së […]

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi sot ka vizituar Tetovën, ku ka takuar kryesinë e degës së partisë së tij në Tetovë duke diskutuar për situatën aktuale politike, strategjin për zgjedhjet lokale, si dhe projekteve qeveritare që i presin.
Së bashku me funksionarë partiakë dhe përfaqësues nga ekzekutivi, zhvilluam një takim me kryesinë e degës së Tetovës.
Diskutuam rreth situatës aktuale politike, strategjisë sonë për zgjedhjet lokale, si dhe projekteve qeveritare që na presin.
Mesazhi ishte i qartë: të gjithë na duan bashkë — si VLEN — sepse vetëm të bashkuar mund ta bartim me dinjitet amanetin e shqiptarëve që na besuan.
Angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm, pa kompromis në luftën kundër korrupsionit!