Ndalohet një grua nga Shkupi, mashtroi një person gjatë shitblerjes së një banese
Mbrëmë në orën 21:00 në Aeroportin e Shkupit, policia arrestoi V.S.N. (55) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim” gjatë shitjes së një apartamenti. Siç thuhet në njoftimin nga Ministria e Brendshme, 34-vjeçari banor i Shkupit V.S.N. i pagoi 172.732 denarë kur lidhi marrëveshje noteriale për ndërmjetësim në […]

Mbrëmë në orën 21:00 në Aeroportin e Shkupit, policia arrestoi V.S.N. (55) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim” gjatë shitjes së një apartamenti.
Siç thuhet në njoftimin nga Ministria e Brendshme, 34-vjeçari banor i Shkupit V.S.N. i pagoi 172.732 denarë kur lidhi marrëveshje noteriale për ndërmjetësim në blerjen e një apartamenti, i dëmtuari më vonë mësoi se apartamenti tashmë i ishte shitur një personi tjetër, pas së cilës e kuptoi se ishte mashtruar.
“Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.