AUV me kontrolle të jashtëzakonshme në qendrat turistike
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) të premten ka realizuar kontrolle të jashtëzakonshme në objektet hotelierike për shitje me pakicë në qendrat turistike dimërore, njofton Portalb.mk. Siç kumtoi AUV, janë kontrolluar gjithsej18 operatorë me ushqim në qendrat rekreative turistike të skrijimit Kodra e Diellit, Mavrova, Ponikva, Krusheva, Pelisteri dhe Mihajllova. “Shërbimet inspektuese të Agjencisë kanë […]
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) të premten ka realizuar kontrolle të jashtëzakonshme në objektet hotelierike për shitje me pakicë në qendrat turistike dimërore, njofton Portalb.mk.
Siç kumtoi AUV, janë kontrolluar gjithsej18 operatorë me ushqim në qendrat rekreative turistike të skrijimit Kodra e Diellit, Mavrova, Ponikva, Krusheva, Pelisteri dhe Mihajllova.
“Shërbimet inspektuese të Agjencisë kanë konfirmuar parregullsi në punë vetëm tek një operator, gjegjësisht i njëjti nuk ka qenë i regjistruar në AUV si operator për ushqim. Për mangësinë e konstatuar është shqiptuar gjobë dhe është dhënë urdhër për regjistirm urgjent”, thonë në kumtesë nga AUV.
Tek operatorët e tjerë me ushqim të cilët janë kontrolluar, siç shtojnë nga Agjencia, nuk janë konfirmuar asnjë shmangie nga rregulloret ligjore për sigurinë e ushqimit.