Kambovski: Shpërbërja e Këshillit Gjyqësor nuk është ide e mirë, përgjegjësia është individuale e jo kolektive
Kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski nuk mendon se ideja e përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv për shpërbërje të plotë të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve nuk është e mirë. Ai i pranon kritikat për gjendjet për sferën e gjyqësisë, por sipas tij, përgjegjësia duhet të ketë emër dhe mbiemër, njofton Portalb.mk. “Mendoj se ajo nuk […]
Kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski nuk mendon se ideja e përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv për shpërbërje të plotë të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve nuk është e mirë. Ai i pranon kritikat për gjendjet për sferën e gjyqësisë, por sipas tij, përgjegjësia duhet të ketë emër dhe mbiemër, njofton Portalb.mk.
“Mendoj se ajo nuk është ide e mirë që në mënyrë kolektive të shkarkohen trupat kolektiv. unë çdoherë jam angazhuar për përgjegjësi individuale. Nuk mundemi që gjithçka që vendosim në një kosh, nuk mund të themi se i gjithë Këshilli Gjyqësor ose i Prokurorëve Publik nuk ka funksionuar siç duhet. Njëjtë edhe për gjykatësit, nuk mund të themi se të gjithë gjykatësit nuk janë të mirë, e tani duhet të gjithë t’i shkarkojmë. Jo, përgjegjësia individuale është ajo të cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe me të vërtetë ata individë të cilët nuk e bëjnë punën e tyre, të përgjigjen. Nuk mundet që të gjithë të tjerët të cilët e bëjnë punën, janë profeisonistë të mëdhenj dhe personalitete me integritet të lartë, të vuajnë për shkak të kolegëve të tjerë të tillë”, ta Kambovski në intervistë për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase.
Kujtojmë se, Këshillin Gjyqësor e kanë ndjekur turbulenca të shumta. Dorëheqja e ish kryetares Vesna Dameva bëri mjaftë bujë, sidomos akuzat për përzeirje të politikës në gjyqësor.
Në analizën e mëparshme të Portalb.mk në lidhje me Raportin e progresit, vërtetohet se nuk ka pasur përparim në gjyqësor gjatë periudhës së përpilimit të raportit vjetor. Në Raport rekomandohet që Këshilli Gjyqësor duhet të përpiqet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe institucioneve dhe duhet t’i rezistojë çdo ndikimi të jashtëm. Shkarkimi i diskutueshëm i Kryetarit të Këshillit Gjyqësor ngriti shqetësime për ndikim të padrejtë politik.
- LEXO: Partizimi i gjyqësorit në RMV, juristët: E papranueshme, politikanët nuk dinë ndarjen e pushteteve
- LEXO: Ish kryetarja Dameva e paditi Këshillin Gjyqësor: Nëse nuk reagon gjyqësori, do t’i tregoj me emër ata që kanë ndikuar politikisht
- LEXO: Kuvendi zgjodhi për anëtar të Këshillit të Prokurorëve Publik bashkëpartiakun e Izet Mexhitit, Ardian Demirin
- LEXO: Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva dha dorëheqje: Tentuan të më cenojnë integritetin
- LEXO: Këshilli Gjyqësor: Të gatshëm ta rikthejmë Damevën nëse urdhëron Gjykata, por ende s’kemi marrë vendim