Ministria e Brendshme e RMV-së shpalli thirrjen publike për punësimin e 600 policëve të rinj

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot ka publikuar shpalljen publike për punësimin e 600 policëve të rinj. Numri më i madh i zyrtarëve, gjegjësisht 300, kërkohen për SPB Shkup, transmeton Portalb.mk. Konkursi në Policinë e Ohrit është i hapur për 30 policë të rinj dhe 15 për Sektorin e Punëve të Brendshme Kumanovë, Manastir […]

dhjetor 16, 2024 - 13:01
 0  4
Ministria e Brendshme e RMV-së shpalli thirrjen publike për punësimin e 600 policëve të rinj
Foto: MPB

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot ka publikuar shpalljen publike për punësimin e 600 policëve të rinj. Numri më i madh i zyrtarëve, gjegjësisht 300, kërkohen për SPB Shkup, transmeton Portalb.mk.

Konkursi në Policinë e Ohrit është i hapur për 30 policë të rinj dhe 15 për Sektorin e Punëve të Brendshme Kumanovë, Manastir dhe Veles. Në Policinë e Strumicës është hapur konkursi për 40 policë të rinj, 35 pozita në SPB Shtip, ndërsa në Policinë e Tetovës është hapur shpallje për 20 zyrtarë të rinj.

Në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri thirrja është e hapur për 25 policë, 20 për Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim dhe Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Lindje, dhe në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug për 15 policë. Departamenti për Operacione Speciale të Policisë do të pranojë 50 policë.

Kërkesat që duhet të plotësojnë kandidatët janë të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Brendshme, në këtë LINK.

Foto: MPB
Foto: MPB

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dëshmi për plotësimin e kushteve të nevojshme për pozicionin e punës dhe me aplikim, ndër të tjera, duhet të dorëzojnë një deklaratë të nënshkruar personalisht që konfirmojnë se nuk janë anëtarë të ndonjë partie politike apo organeve të saj.

Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve kryhet nga Komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve për policë, i krijuar nga Ministri.

Kujtojmë se punësimet në MPB i paralajmëroi dy ditë më parë kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se punësimet janë rezultat i pensionimeve dhe nevojës për për të forcuar kapacitetet në kuadrin e ministrisë.

“Shumë pak i është kushtuar rëndësi ndërtimit të një potenciali cilësor të kuadrit brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këtë e kemi kuptuar pasi kemi kaluar një periudhë prej gati gjashtë muajsh, gjatë së cilës kemi analizuar, hulumtuar dhe kemi arritur në përfundim se në vitet e kaluara është kryer, mund të them një krim epik. Për t’u ndëshkuar kjo dhe për t’u sjellë para drejtësisë, këto dyshime të bazuara është i nevojshëm personeli njerëzor. Në këtë drejtim mund të njoftoj se këtë muaj janë planifikuar 600 vende të reja pune në MPB. Pra MPB-ja pret që javën e ardhshme të shpallë konkurs për 600 vende të reja pune në kuadër të ministrisë”, tha Mickoski.