Avdullah Hoti: Bashkë me mërgatën tonë do ta sjellim LDK-në si parti fituese
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se është themeluar nëndega e kësaj partie në Nürnberg të Gjermanisë, ku kryetar u zgjodh Faruk Tafaj dhe nënkryetar Hamëz Morina. Ai thotë se bashkë me mërgatën tonë do ta sjellim LDK-në si parti fituese dhe Kosovës do t’i ofrojmë një të ardhme të ndritur për gjeneratat e
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se është themeluar nëndega e kësaj partie në Nürnberg të Gjermanisë, ku kryetar u zgjodh Faruk Tafaj dhe nënkryetar Hamëz Morina.
Ai thotë se bashkë me mërgatën tonë do ta sjellim LDK-në si parti fituese dhe Kosovës do t’i ofrojmë një të ardhme të ndritur për gjeneratat e reja.
Postimi i tij:
Ishte kënaqësi të jem pjesëmarrës në themelimin e nëndegës së LDK-së në Nürnberg të Gjermanisë.
Bashkë me kryetaren e degës së LDK-së në Bayern, znj. Saranda S. Musliu, ishim pjesë e kuvendit të nëndegës së LDK-së në Nürnberg. Përmes një procesi shembull, të hapur e demokratik, anëtarët votuan për kryesinë e re. Me votë unanime, për kryetar u zgjodh z.Faruk Tafaj dhe nënkryetar Hamëz Morina. Uroj që bashkë të punojnë për fitoren e madhe të diasporës dhe LDK-së.
Bashkë me mërgatën tonë do ta sjellim LDK-në si parti fituese dhe Kosovës do t’i ofrojmë një të ardhme të ndritur për gjeneratat e reja.
Zoti e bekoftë mërgatën tonë!
Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!