Avioni në Austri bën ulje të detyruar, një anëtar i ekuipazhit në gjendje të rëndë

Një fluturim i Swiss International AirLines i drejtuar për në Zyrih nga Bukureshti bëri një ulje emergjente në Austri për shkak të problemeve me motorin dhe tymit në kabinë. Për pasojë një anëtar të ekuipazhit u shtrua në kujdes intensiv. Avioni Airbus A220-300, i përfshirë në incidentin e së hënës, kishte në bord 74 pasagjerë […]

dhjetor 25, 2024 - 03:00
 0  4
Avioni në Austri bën ulje të detyruar, një anëtar i ekuipazhit në gjendje të rëndë

Një fluturim i Swiss International AirLines i drejtuar për në Zyrih nga Bukureshti bëri një ulje emergjente në Austri për shkak të problemeve me motorin dhe tymit në kabinë. Për pasojë një anëtar të ekuipazhit u shtrua në kujdes intensiv.

Avioni Airbus A220-300, i përfshirë në incidentin e së hënës, kishte në bord 74 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit kur ul në qytetin austriak Graz. Të gjithë pasagjerët u evakuan dhe shumica tani po kthehen në Zyrih.

Dymbëdhjetë pasagjerë në fluturimin LX1885 morën ndihmë mjekësore. Të gjithë ata që u hospitalizuan kanë mundur të lënë spitalin. Dy anëtarë të ekuipazhit të kabinës janë ende në trajtim mjekësor, njëri prej të cilëve është në kujdes intensiv.

Kompania tha se po bashkëpunon ngushtësisht me autoritetet që po hetojnë incidentin, por për momentin nuk mund të ofrojë detaje të mëtejshme mbi shkakun e tij.