Avokatët japin skenarët e mundshëm ligjorë në Rastin Banjska
Çështja e gjykimit në mungesë është një temë shumë e diskutuar në kontekstin e rastit Banjska. Avokati Ardian Bajraktari ka sqaruar në Tv Dukagjini se legjislacioni aktual i Kosovës, që prej hyrjes në fuqi të Kodit të Procedurës Penale në vitin 2022, lejon gjykimin në mungesë në dy rrethana specifike. Gjykimi në mungesë pas prezencës
Çështja e gjykimit në mungesë është një temë shumë e diskutuar në kontekstin e rastit Banjska.
Avokati Ardian Bajraktari ka sqaruar në Tv Dukagjini se legjislacioni aktual i Kosovës, që prej hyrjes në fuqi të Kodit të Procedurës Penale në vitin 2022, lejon gjykimin në mungesë në dy rrethana specifike.
Gjykimi në mungesë pas prezencës fillestare: Për të gjitha veprat penale, është e nevojshme që i pandehuri të marrë pjesë të paktën në një seancë, ku gjyqtari e njofton se gjykimi mund të vazhdojë edhe pa praninë e tij.
Gjykimi për vepra të rënda pa praninë e të pandehurit: Gjykimi mund të zhvillohet edhe nëse i pandehuri nuk ka qenë në asnjë fazë të procedurës, por kjo vlen për veprat që nuk parashkruhen, si krimet e luftës, gjenocidi dhe vrasjet e rënda. Në këto raste, prokuroria duhet të ketë bërë përpjekje të arsyeshme për të siguruar praninë e të pandehurit.
Avokati Visar Rrecaj ka theksuar se Gjykata Supreme nuk ka pasur mundësi të veprojë ndryshe në këtë rast, pasi ajo është e lidhur me ligjin dhe procedurat ekzistuese. Rrecaj gjithashtu ka sugjeruar që aktakuza duhet të përfshijë më qartë elementet e vrasjes së rëndë, duke pasur parasysh vrasjen e rreshterit të Kosovës gjatë kryerjes së detyrës në incidentin në Banjska.
Gjykata Supreme pas shqyrtimit të kërkesës së Gjykatës Themeloren në Prishtinë “për dhënie të mendimit juridik përkitazi me nenin 303 paragrafi 7 i Kodit Procedurës Penale në rastin “Banjska”, ka sqaruar se nuk jep mendime juridike për dilemat që ka shkalla e parë gjatë procedimit të rastit.
Në seancën e 27 shtatorit 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për të kërkuar opinion nëse në rastin “Banjska” mund të aplikohet gjykimi në mungesë.