Avokati: E nisën me transplant organesh, Specialja po e vëren dështimin, po e mbulon me aktakuza për pengim të drejtësisë
Avokati i njohur, Ardian Bajraktari, ka reaguar për aktakuzën e re ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale. Bajraktari ka thënë se ky “rast i madh” nuk ka prova kredibile materiale dhe është i bazuar në dëshmi të fabrikuara. Ai tutje ka thënë se krejt kjo ka ndodhur kinse dështimi i Speciales po ndodh për
Avokati i njohur, Ardian Bajraktari, ka reaguar për aktakuzën e re ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale.
Bajraktari ka thënë se ky “rast i madh” nuk ka prova kredibile materiale dhe është i bazuar në dëshmi të fabrikuara.
Ai tutje ka thënë se krejt kjo ka ndodhur kinse dështimi i Speciales po ndodh për shkak të ndikimi të dëshmitarëve.
Postimi i plotë:
Çështje e nisur për transplant organesh, në kohë kur njerëzit kanë vdekur nga mungesa e trajtimit elementar mjekësor.
Si një “rast i madh” si ky pa prova kredibile materiale e i bazuar vetëm në dëshmi të lëkundshme e të fabrikuara, është e natyrshme që Prokuroria speciale po e vëren dështimin.
E si më mirë me mbulu këtë disfatë se sa me aktakuza për pengim të drejtësisë kinse dështimi po ndodh për shkak të ndikimit në dëshmitarë e jo për shkak të punës totalisht joprofesionale të Prokurorisë.
Turp!