Reagon Uk Lushi ndaj Gjykatës Speciale: Po provon aktakuza dëshpëruese për të shpëtuar fytyrën
Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, ka reaguar pasi që Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se janë duke u munduar për të shpëtuar fytyrën. Lushi ka thënë se rastet politike kundër Thaçi do të përfundojnë me turp si rastet politike kundër Presidentit Trump.
Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, ka reaguar pasi që Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se janë duke u munduar për të shpëtuar fytyrën.
Lushi ka thënë se rastet politike kundër Thaçi do të përfundojnë me turp si rastet politike kundër Presidentit Trump.
Ai tutje ka thënë se Kuvendi i Kosovës e ka detyrim për të mbrojtur Thaçin dhe shtetin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara ka humbur rastin e Jack Smith në gjykatore dhe tash po provon aktakuza dëshpëruese për të shpëtuar fytyrën.
Rastet politike kundër Presidentit Thaçi do të përfundojnë me turp si rastet politike kundër Presidentit Trump.
Ashtu si verdiktin për Presidentin Trump e dha populli i Amerikës, ashtu verdiktin për Presidentin Thaçi do ta japin Kuvendi dhe populli i Kosovës.
Prokurorja Kim Ëest do të përfundojë në koshin e plehërave juridike ku përfundoi Jack Smith.
Kuvendi i Kosovës e ka detyrim mbrojtjen e Presidentit të shtetit dhe shtetit të Kosovës.