Avokati i Përparim Bajramit: Ai nuk ka ikur, por nuk jeton këtu!
Avokati Antonio Apostollski do ta përfaqësojë ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami në rastin, për të cilin së bashku me ish zëvendës kryeministrin Artan Grubi dhe disa të tjerë është i dyshuar për keqpërdorim të rreth tetë milionë eurove në Lotari. Informatën për MIA-n e ka konfirmuar vet Apostollski, i cili tha se Bajrami […]
Avokati Antonio Apostollski do ta përfaqësojë ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami në rastin, për të cilin së bashku me ish zëvendës kryeministrin Artan Grubi dhe disa të tjerë është i dyshuar për keqpërdorim të rreth tetë milionë eurove në Lotari.
Informatën për MIA-n e ka konfirmuar vet Apostollski, i cili tha se Bajrami nuk ka ikur nga shteti, por tashmë disa muaj jeton jashtë shtetit.
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski të hënën në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se drejtori i Lotarisë Shtetërore kohë më të gjatë nuk është në shtet.
“Informatat e mia janë se ish drejtori i Lotarisë shtetërore kohë më të gjatë nuk është në vend. Ndërsa, ish zëvendës kryeministri gjatë ditës së djeshme me një biznesmen, me automjet me targa diplomatike, u largua nga Maqedonia dhe ka shkuar tek fqiu i jonë verior, Kosova”, tha Mickoski.
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarrest ndërkombëtar për Grubin dhe Bajramin pasi Gjykata penale themelore në Shkup u shqiptoi masë paraburgimi prej 30 ditëve.