AVONET dorëzon padi sot ndaj Qeverisë në detyrë
Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka njoftuar se sot, do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër vendimit të Qeverisë në detyrë, i cili ka të bëjë me miratimin e projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026. Në komunikatën për media thuhet se së bashku me padinë do të dorëzohet edhe kërkesa për


Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka njoftuar se sot, do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër vendimit të Qeverisë në detyrë, i cili ka të bëjë me miratimin e projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026.
Në komunikatën për media thuhet se së bashku me padinë do të dorëzohet edhe kërkesa për vendosjen e një mase të përkohshme sigurie, me qëllim që të pezullohet zbatimi i vendimit deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.
Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në Pallatin e Drejtësisë, në Departamentin për Çështje Administrative, duke filluar nga ora 10:30. Pas dorëzimit të padisë, drejtori ekzekutiv i AVONET-it, Kenan Gashi, do të mbajë një deklaratë për media, ku do të shpjegojë arsyet e kësaj nisme ligjore.
Sipas njoftimit, qëllimi i padisë është të sigurohet respektimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i Ligjit për Qeverinë, si dhe i parimeve të ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit./Klankosova.tv
