Azizi: VLEN me vepra po dëshmon përkushtimin kombëtar e qytetarë

Adnan Azizi, deputet dhe shef i shtabit zgjedhor të VLEN-it, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka theksuar, se përfaqësuesit politikë shqiptarë në pushtet po tregojnë pjekuri dhe përkushtim të madh kombëtarë e qytetarë me punën e tyre. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Azizit. Veprat janë vlerë, fjalët fukarallëk! VLEN me […]

qershor 24, 2025 - 22:00
 0  5
Azizi: VLEN me vepra po dëshmon përkushtimin kombëtar e qytetarë

Adnan Azizi, deputet dhe shef i shtabit zgjedhor të VLEN-it, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka theksuar, se përfaqësuesit politikë shqiptarë në pushtet po tregojnë pjekuri dhe përkushtim të madh kombëtarë e qytetarë me punën e tyre.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Azizit.

Veprat janë vlerë, fjalët fukarallëk!

VLEN me vepra po dëshmon përkushtimin kombëtar e qytetar, dëshmon një pjekuri të paparë politike në skenën shqiptare në Maqedoni, dëshmon përkushtim për qytetarët!

Vetëm sot, Kuvendi dhe Qeveria kanë sjellë disa vendime tepër të rëndësishme dhe atë u zhjodhën anëtarët e:

1. Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale – ASHMA (me Badenter të plotë):

2. Anëtarët e Këshillit programor të TVM-së (me Badenter të plotë)

U miratuan:

1. Ligji për Inspektoratin e gjuhëve, që pas 5 muajsh zhbllokon pagat e punëtorëve të Inspektoratit (me Badenter)
2. Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve (shumë i rëndësishëm)
3. ⁠ONE STOP SHOP në pikën Kufitare në Tabanovcë ( Kumanovë – Luginë)

U zgjodhën:

1. Anëtar në Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës,
2. Anëtari i ri në Këshillin e Prokurorëve

Nga ana tjetër, Qeveria votoi ligjin, i cili është me rëndësi historike për qytetarët e sidomos për mërgimtarët:

1. Ligji për përfaqësim të drejtë dhe Adekuat.

Me këto vendime, të cilat janë tepër të rëndësishme, Kuvendi dhe Qeveria, në mënyrë tepër cilësore po e përmirësojnë dhe lehtësojnë jetën e qytetarëve.

Institucione që funksionojnë, sistem i cili e merr veten nga shkatërrimi dhe zhvatja dy dekadëshe që i është bërë!

ONE STOP SHOP-i me Tabanovcën jo vetëm që lehtëson qarkullimin mes qytetarëve të Kumanovë e Luginës, por edhe të turistëve transit, por shkurton kohën e mërgimtarëve kur kthehen për në vendlindje!

Këto janë premtime të realizuara, jo fjalë!

Premtime nga një shumicë parlamentare dhe një Qeveri që janë mir të sinkronizuara për të punuar në interes të çdo qytetari të vendit, për të vendosur drejtësi të plotë, përfaqësim të barabartë dhe krijimin e kushteve për mirëqenie për të gjithë!

Në emër të këtyre proceseve, për 22 vite qytetarët u mashtruan me përralla e iluzion, që familjarët e liderëve tashmë në opozitë të pasurohen!

Iku koha e përrallave dhe krimit, jemi në kohën e realitetit VLEN-it dhe ndryshimit!

Vepra e suksese, e jo përralla e fukarallëk!