Bajrami thotë se buxheti prej 3.6 miliardësh është antikushtetues

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, po e cilëson antikushtetues, buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm. Siç thotë ajo, meqë me Ligjin e pagave, rritja e sasisë së koeficienteve, nuk është e lejueshme, transmeton klankosova.tv. ”Buxheti ka një problem, është kundër kushtetues sepse flet për vlerën e koeficientin ndërkohë që me Ligjin

Nëntor 24, 2024 - 12:00
 0  5
Bajrami thotë se buxheti prej 3.6 miliardësh është antikushtetues
bajrami-thote-se-buxheti-prej-3.6-miliardesh-eshte-antikushtetues

bajrami-thote-se-buxheti-prej-3.6-miliardesh-eshte-antikushtetues

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, po e cilëson antikushtetues, buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm.

Siç thotë ajo, meqë me Ligjin e pagave, rritja e sasisë së koeficienteve, nuk është e lejueshme, transmeton klankosova.tv.

”Buxheti ka një problem, është kundër kushtetues sepse flet për vlerën e koeficientin ndërkohë që me Ligjin e pagave, nuk lejohet të rritet sasia e koeficienteve me Ligj të buxhetit, por me Ligj të pagave është e caktuar që të ndryshohet vlera monetare e koeficientit”, ka thënë Bajrami.

Ndaj thekson ajo se ky buxhet është një buxhet tranzitor, thjeshtë për janar edhe shkurt.

”Nuk ka asnjë lloj rëndësie se sa kanë planifikuar ata, sepse në zgjedhjet e 9 shkurtit ka me dal një qeveri e re e cila duhet në javët e para me bë rishikim e saj dhe me reflektu programi dhe zotimin që kanë dhënë dhe jam e sigurt që do të jetë Qeveria e LDK-së”.

Tutje ajo për Ekonomia Online, dha edhe një sqarim tjetër, për çka vlerëson se me Qeverinë Kurti, ndodhi për herë të parë.

”Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës që me një nen të Ligjit të buxhetit të ndërrohet komplet shtojcat e një ligji tjetër. Ajo çfarë lejohet në nenin 33 të Ligjit të pagave është që çdo vit me Ligj të buxhetit të caktohet vlera e koeficientit”.

Derisa shfaq edhe kritika sesi mazhoranca, nuk pranoi asnjë herë gjatë këtij mandati asnjë amendament nga partitë opozitare.

”Nga raporti me amendamentet dhe e rikonfirmon atë që e kemi thënë që sa vite asnjë amendament nga partitë opozitare nuk është pranuar, ka pasur amendamente ky është buxheti i pestë, mos të harrojmë në vitin 2021 kanë qenë dy buxheti ka qenë rishikimi dhe planifikimi për 2022. Është buxheti i pestë që e planifikohet dhe nuk pranohet asnjë amendament i opozitës”, u shpreh Bajrami, teksa shprehet se të vetmin që e kanë pranuar por që nuk është implementuar nga ana e ekzekutivit ka qenë amendamenti i LDK-së për të hyrat vetanake të komunave.

”Njëherë kanë pranuar një amendament të LDK-së të cilën nuk e kanë implementuar, ka qenë për të hyrat vetanake të komunave. Kësaj radhë Komisioni për Buxhet nuk e ka pranuar asnjëherë amendamente të opozitës ka pranuar amendamente të deputetëve të grupit Guxo të cilat e kanë ngritur buxhetin e zyrës së presidentes diku në 2.5 milionë euro”.

”Kanë pranuar amendamente të grupeve të minoriteteve disa amendamente dhe aty kemi lëvizje, nuk është pranuar asnjë amendament i LDK-së, PDK-së, AAK-së, dhe në këto pesë buxhete që kanë planifikuar është e pa precedent sepse nuk kanë gjetur hapësirë që një amendament të opozitës ta implementojnë”, tha ajo.

Ish-ministrja e Financave pati kritika edhe për mungesën e investimeve kapitale.

Sipas saj, buxheti i realizuar për investime kapitale është i barabartë me atë të vitit 2018, veçse me shifra të ndryshëm buxhetor.

”Është planifikim nuk është realizim nëse shohim katër vitet e kaluara buxheti për investime kapitale nuk është realizuar, secilin vit prej vitit të parë kur e kemi pasur 800 milionë buxhetin e tash që e kemi rreth 930 milionë buxhetin për investime kapitale asnjëherë nuk është realizuar. Për investimet kapitale është jashtëzakonisht i ulët kur vjen fjala tek niveli qendror sepse kemi pasur një realizim të mirë tek komunat. Buxheti për investime kapitale i shpenzuar në vitin 2023, është i barabartë me buxhetin e investimeve kapitale të viti 2018 veçse dallimi është se buxheti ka qenë 1.8 miliardë dhe në 2023 ka qenë 2.8 miliardë. Do të thotë kemi ngelur në nivelin e njëjtë të investimeve kapitale”, u shpreh Bajrami.