Ymeri: Mund të diskutohet për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, për çështjen e hetimit të rastit dhe rolit që institucionet e BE-së mund ta luajnë në këtë drejtim

Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Visar Ymeri, ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel mes liderit të Kosovës, Albin Kurti dhe Serbisë, Aleksandar Vuçiqit. Ymeri theksoi për “Front Online” se ky takim ka një natyrë rajonale dhe do të fokusohet kryesisht në çështje të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ymeri tha

dhjetor 3, 2024 - 19:00
 0  3
Ymeri: Mund të diskutohet për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, për çështjen e hetimit të rastit dhe rolit që institucionet e BE-së mund ta luajnë në këtë drejtim
ymeri:-mund-te-diskutohet-per-sulmin-ne-kanalin-e-iber-lepencit,-per-ceshtjen-e-hetimit-te-rastit-dhe-rolit-qe-institucionet-e-be-se-mund-ta-luajne-ne-kete-drejtim

ymeri:-mund-te-diskutohet-per-sulmin-ne-kanalin-e-iber-lepencit,-per-ceshtjen-e-hetimit-te-rastit-dhe-rolit-qe-institucionet-e-be-se-mund-ta-luajne-ne-kete-drejtim


Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Visar Ymeri, ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel mes liderit të Kosovës, Albin Kurti dhe Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.

Ymeri theksoi për “Front Online” se ky takim ka një natyrë rajonale dhe do të fokusohet kryesisht në çështje të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ymeri tha se ky takim nuk pritet të sjellë ndonjë zhvillim të shpejtë në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi i sotëm do të jetë takim mes udhëheqësve të shteteve të rajonit tonë. Meqë është thirrur si takim rajonal, aty do të diskutohen sigurisht të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me rrugëtimin e vendeve të rajonit drejt BE-së dhe qasjen që do ta ketë Komisioni i ri karshi kësaj çështje të rëndësishme”, tha Ymeri.

Ai theksoi se në kuadër të takimeve që do të zhvillohen veçmas me Kurtin dhe Vuçiqin, do të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sigurisht që do të flitet edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe zbatimin e Marrëveshjes së arritur vitin e kaluar. Marrë parasysh se këto do të jenë takime njoftuese dhe të parat nuk pritet ndonjë gjë e veçantë si rezultat i takimeve”, shtoi Ymeri.

Ymeri shtoi se nuk duhet rritur ndjeshëm pritshmërinë nga emërimi i Kallas duke theksuar se kërkesat ndaj Kosovës, do të mbeten të njëjta si ato që janë kërkuar në të kaluarën.

“Kallas është në proces të definimit të qasjes së saj karshi dialogut Kosovë Serbi. Nuk duhet t’i rrisim pritjet sikur emërimi i saj në këtë pozitë të rëndësishme ta ketë një ndryshim drastik në raport me Kosovën, meqë prapë gjërat që do t’i kërkohen Kosovës”, shprehet Ymeri.

Për më tepër, Ymeri ka thënë se një nga temat që mund të diskutohet gjatë takimit është hetimi i incidentit në Ibër Lepenc dhe roli që mund të luajnë institucionet e BE-së në këtë drejtim.

“Sa i përket sulmit terrorist në kanalin Ibër-Lepenc mendoj se do të diskutohet edhe për çështjen e hetimit të rastit dhe rolit që institucionet e BE-së mund ta luajnë në këtë drejtim”, shtoi Ymeri.