Baldoni padit Livelyn e Reynoldsin për shpifje, kërkon 400 milionë dollarë dëmshpërblim

Në një betejë ligjore që mori shumë vëmendje, aktori dhe regjisori Justin Baldoni ka paditur aktoren Blake Lively dhe bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds, për shpifje dhe shantazh, duke kërkuar 400 milionë dollarë dëmshpërblim. Agjencia e lajmeve, Associated Press, ka shkruar se në padi pretendohet se çifti ka manipuluar gjatë xhirimit të filmit “It Ends […]

Jan 17, 2025 - 15:00
 0  4
Baldoni padit Livelyn e Reynoldsin për shpifje, kërkon 400 milionë dollarë dëmshpërblim

Në një betejë ligjore që mori shumë vëmendje, aktori dhe regjisori Justin Baldoni ka paditur aktoren Blake Lively dhe bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds, për shpifje dhe shantazh, duke kërkuar 400 milionë dollarë dëmshpërblim.

Agjencia e lajmeve, Associated Press, ka shkruar se në padi pretendohet se çifti ka manipuluar gjatë xhirimit të filmit “It Ends With Us” (filmi romantik i bazuar në romanin e Colleen Hoover) për të dëmtuar reputacionin e Baldonit dhe anëtarëve të tjerë të stafit, duke shpikur akuza të rreme për ngacmim dhe abuzim.

Baldoni akuzon Lively dhe Reynolds për përpjekjen për të kontrolluar suksesin e filmit dhe përdorimin e fuqisë së tyre për të dëmtuar emrin e tij.

Kjo padi vjen pas një padie që ka ngritur më parë Lively, e cila akuzon Baldonin dhe të tjerët për hakmarrje pasi ajo kishte akuzuar aktorin për trajtim të keq gjatë xhirimit të filmit.

Në padinë e tij, Baldoni mohon akuzat për ngacmim, duke thënë se Lively kishte shprehur pasiguri për dukjen e saj, pasi që kishte lindur fëmijë dhe se pyetja e tij për peshën e saj ishte për të siguruar atë se duket bukur gjatë xhirimeve.

Sipas padisë, “Baldoni u përpoq t’i jepte siguri asaj për dukjen” dhe gjithashtu theksohet se Reynolds “e akuzoi Baldonin për ngacmim të gruas së tij”.

Baldoni gjithashtu e akuzon Livelyn se qëllimshëm e ka dorëzuar padinë padinë në ditët e zjarreve masive që shpërthyen në Los Angeles, në kohën kur ai ishte duke e menaxhuar frikën për shtëpinë e tij.
Përgjigja e avokatëve të Livelyt thotë se do të paraqiten prova që tregojnë se edhe aktorë të tjerë kishin përjetuar eksperienca të ngjashme me Baldonin.

“Strategjia e sulmit ndaj gruas tregon qartë se ai është i dëshpëruar tashmë, duke mos ditur si të veprojë, dhe nuk e kundërshton provën që ekziston në padinë e zonjës Lively”, kanë deklaruar avokatët e aktores.

Kjo betejë ligjore pasqyron diskutimet më të mëdha në Hollywood për trajtimin e aktoreve në sheshxhirimet e filmave dhe trajtimin e akuzave për ngacmim.