Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare regjisori legjendar
Një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë, skenaristi dhe regjisori David Lynch ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Familjarët njoftuan lajmin e trishtë, pasi Lynch kishte zbuluar në gusht të vitit 2024 se vuante nga emfizema, një sëmundje kronike e mushkërive si pasojë e duhanpirjes. I lindur në Missoula, në vitin 1946, Lynch kaloi […]

Një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë, skenaristi dhe regjisori David Lynch ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.
Familjarët njoftuan lajmin e trishtë, pasi Lynch kishte zbuluar në gusht të vitit 2024 se vuante nga emfizema, një sëmundje kronike e mushkërive si pasojë e duhanpirjes.
I lindur në Missoula, në vitin 1946, Lynch kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij në Idaho.
Ai ishte martuar katër herë dhe kishte një lidhje afatgjatë me yllin e Blue Velvet, Isabella Rossellini.