Janë ndaluar shtatë persona në territorin e SPB Tetovë për shpejtësi mbi normat e lejuara

Shtatë persona janë privuar nga liria (TE-5 dhe GV-2) për shkak të vozitjes mbi shpejtësinë e lejuar, transmeton Portalb.mk. Dje 13.04.2025, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Siguri Rrugore Tetovë dhe Gostivar kanë kryer kontroll për tejkalim të shpejtësisë, gjatë të cilit janë evidentuar 128 kundërvajtje (TE-67 dhe GV-61).   “Në magjistralen Shkup-Tetovë, në stacionin […]

Prill 14, 2025 - 14:00
 0  6
Janë ndaluar shtatë persona në territorin e SPB Tetovë për shpejtësi mbi normat e lejuara
Policia rrugore. Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: MPB

Shtatë persona janë privuar nga liria (TE-5 dhe GV-2) për shkak të vozitjes mbi shpejtësinë e lejuar, transmeton Portalb.mk.

Dje 13.04.2025, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Siguri Rrugore Tetovë dhe Gostivar kanë kryer kontroll për tejkalim të shpejtësisë, gjatë të cilit janë evidentuar 128 kundërvajtje (TE-67 dhe GV-61).

 

“Në magjistralen Shkup-Tetovë, në stacionin e pagesës Zhelinë, është ndaluar M.B. (47) nga fshati Çellopek, rajoni i Tetovës, pasi ka vozitur me shpejtësi prej 178 km/h me veturën e udhëtarëve “Rover” me targa kombëtare zvicerane, në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h”.

Në të njëjtin vend, është privuar nga liria R.A. (42) nga Tetova, e cila me shpejtësi prej 172 km/h drejtonte automjetin e udhëtarëve “Peugeot” me targa të Tetovës. Gjithashtu, në stacionin e pagesës Zhelinë, është ndaluar A.A. (33) nga fshati Rakovec, pasi me shpejtësi prej 193 km/h ka drejtuar veturën e udhëtarëve Audi me targa të Tetovës”.

“Në magjistralen Shkup-Tetovë, afër vendit “Studena Voda”, është ndaluar V.Z. (24) nga fshati Zhelinë, rajoni i Tetovës, pasi me shpejtësi prej 179 km/h në vendin ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h e ka drejtuar veturën e udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës dhe S.Sh. (30) nga Tetova për drejtimin e automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 177 km/h”. Ndërsa në rrugën Tetovë-Gostivar, në stacionin e pagesave Gostivar, është ndaluar A.M. (42) nga Shkupi pasi me shpejtësi prej 171 km/h në vendin ku lejohet shpejtësia 80 km/h e ka drejtuar veturën e pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, ndërsa N.B. (54) nga Ohri është arrestuar pasi me shpejtësi prej 165 km/h ka drejtuar veturën e pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Ohrit. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga neni 297a i Kodit Penal”, thonë nga MPB.