Balotazhi sot, shefi i EULEX-it: Bashkë me Policinë dhe KFOR-in po monitorojmë situatën e sigurisë

Sot është duke u zhvilluar balotazhi i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të zgjedhin liderët e komunave, për katër vitet e ardhshme. Për këtë ka reaguar, shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano. Ky i fundit ka thënë se EULEX është në terren duke monitoruar situatën e sigurisë. Nga Barbano është theksuar se kjo po bëhet në

Nëntor 9, 2025 - 15:00
 0
Balotazhi sot, shefi i EULEX-it: Bashkë me Policinë dhe KFOR-in po monitorojmë situatën e sigurisë
Balotazhi sot, shefi i EULEX-it: Bashkë me Policinë dhe KFOR-in po monitorojmë situatën e sigurisë

Balotazhi sot, shefi i EULEX-it: Bashkë me Policinë dhe KFOR-in po monitorojmë situatën e sigurisë

Sot është duke u zhvilluar balotazhi i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të zgjedhin liderët e komunave, për katër vitet e ardhshme.

Për këtë ka reaguar, shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano. Ky i fundit ka thënë se EULEX është në terren duke monitoruar situatën e sigurisë.

Nga Barbano është theksuar se kjo po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si dhe me KFOR’in.

‘’Ndërsa Kosova po zhvillon raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, patrullat mobile të Njësive të Policisë së Formuar dhe të Policisë së Formuar Rezervë të EULEX janë në terren, duke monitoruar situatën e sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR, në mënyrë që çdo qytetar me të drejtë vote të mund ta ushtrojë lirshëm dhe paqësisht të drejtën e tij për të votuar’’, është thënë nga Barbano./Gazeta Express