Dalja e votuesve deri në orën 14:30

Tashmë ka filluar procesi zgjedhor për raundin e balotazhit në 18 komuna të Kosovës për Zgjedhjet Lokale. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 sipas KQZ-së, ndërsa procesi deri më tani është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, dalja e qytetarëve deri në ora 14:30 është 13,46% apo 177,225 votues gjithsej.

Nëntor 9, 2025 - 15:00
 0
Dalja e votuesve deri në orën 14:30
Dalja e votuesve deri në orën 14:30

Dalja e votuesve deri në orën 14:30

Tashmë ka filluar procesi zgjedhor për raundin e balotazhit në 18 komuna të Kosovës për Zgjedhjet Lokale.

Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 sipas KQZ-së, ndërsa procesi deri më tani është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, dalja e qytetarëve deri në ora 14:30 është 13,46% apo 177,225 votues gjithsej.

Në këtë raund të zgjedhjeve, të drejtë vote kanë mbi 1.3 milion qytetarë, që janë të përfshirë në këto 18 komuna. Po ashtu, të drejtë vote kanë tani edhe ata që kanë mbushur 18 vjeç, pasi më 12 tetor nuk kanë pasur të drejtë ta ushtrojnë këtë detyrë.

Konferenca e radhës nga KQZ do të mbahet në ora 15:30, aty ku do të jepen shifra se sa është numri i votuesve deri në atë kohë.