Banka Botërore: Ngadalësohet rritja ekonomike në Kosovë
Banka Botërore parashikon rënie të rritjes ekonomike nga 3.6% në 2024-tën në 3% në 2025-tën për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sipas këtij raporti, rënien më të madhe është parashikuar ta ketë Kosova, që megjithatë mbetet pak mbi mesataren rajonit. “Pas rritjes me 4.4% në vitin 2024, ekonomia e Kosovës u ngadalësua në 3.6% në tremujorin


Banka Botërore parashikon rënie të rritjes ekonomike nga 3.6% në 2024-tën në 3% në 2025-tën për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas këtij raporti, rënien më të madhe është parashikuar ta ketë Kosova, që megjithatë mbetet pak mbi mesataren rajonit.
“Pas rritjes me 4.4% në vitin 2024, ekonomia e Kosovës u ngadalësua në 3.6% në tremujorin e parë të vitit 2025, ndërsa konsumi familjar u lehtësua dhe kërkesa e jashtme u dobësua. Konsumi privat u rrit me 4.3%, duke qenë ende nxitësi kryesor i rritjes, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë krahasuar me vitin e kaluar”, thuhet në raportin e Bankës Botërore për Kosovën.
Sipas BB, pagat reale u rritën me 10.3%në vitin 2024, të mbështetura nga një pagë minimale më e lartë, por punësimi formal u rrit vetëm në mënyrë modeste, duke arritur mesatarisht 1.4% në gjysmën e parë të vitit 2025. Investimet gjithashtu u forcuan, me formimin e kapitalit bruto që u rrit me 13.6 përqind, duke nxitur aktivitetin në ndërtim dhe prodhim, ndërsa shërbimet financiare u zgjeruan së bashku me kërkesën në rritje”, bën të ditur Banka Botërore.
Në këtë raport, vlerësohrt se kërkesa e fortë e brendshme nxiti gjithashtu rritjen e importit, i cili u rrit me 14.5%në pesë muajt e parë të vitit, duke tejkaluar një rritje prej 12%të eksporteve dhe duke zgjeruar deficitin e llogarisë rrjedhëse.
Po ashtu remitancat dhe hyrjet e Investimeve të Hauaja Direkte (IHD) ofruan vetëm mbështetje të kufizuar, duke arritur përkatësisht një rritje prej 3.5%dhe 3.6%deri në maj.
Sipas Bankës Botërore, kërkesa më e lartë e brendshme, përfshirë edhe përmes konsumit më të lartë qeveritar, së bashku me rritjen e çmimeve të ushqimit, pijeve, energjisë elektrike dhe shërbimeve, nxitën inflacionin në gjysmën e parë të vitit 2025.
“Inflacioni i konsumatorit arriti në 4.3%në korrik 2025, duke e çuar mesataren janar-korrik në 3 përqind. Inflacioni bazë gjithashtu u rrit vazhdimisht gjatë kësaj periudhe, duke arritur mesatarisht 1.5%deri në korrik 2025. Rreziqet e sektorit fiskal dhe financiar mbeten të kufizuara, duke siguruar një sfond të qëndrueshëm për ekonominë pavarësisht ngadalësimit të rritjes. Pozicioni fiskal vazhdon të mbështetet nga rritja e fortë e të ardhurave tatimore”, thuhet në këtë raport.
Megjithatë, sipas Bankës Botërore vonesat e zgjatura në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe të ngadalësojnë progresin në reformat strukturore. Kosova mbetet me raportin më të ulët të borxhit PPG ndaj PBB-së, në 17.1%.
“Totali i borxhit publik dhe atij publik të garantuar (PPG) pritet të bjerë lehtë për rajonin në tërësi, në 44.4% të PBB-së deri në fund të vitit 2025, nga 45.0% e PBB-së në vitin 2024. Bosnja dhe Hercegovina përbën pjesën më të madhe të përmirësimit, falë ngushtimit të deficitit fiskal – me një rënie të parashikuar prej 1.5 pikë përqindje të PBB-së. Shqipëria dhe Serbia ndjekin me rënie prej përkatësisht 0.8 dhe 0.7 pikë përqindje të PBB-së, të nxitura nga shlyerja neto e borxhit të jashtëm, ndërsa Maqedonia e Veriut regjistron një rritje prej 0.5 pikë përqindje për shkak të rritjes së borxhit publik të drejtpërdrejtë. Në terma të nivelit, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi pritet të ruajnë raportet më të larta të borxhit PPG në rajon, përkatësisht në 62.9 dhe 60.6% të PBB-së, të ndjekura nga Shqipëria me 53.4%, Serbia me 46.8% dhe Bosnja dhe Hercegovina me 25.7%, ndërsa Kosova mbetet me raportin më të ulët të borxhit PPG ndaj PBB-së, në 17.1%”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.
