Banulla organizon pritje madhëshore për Imri Ahmetin: Banulla po dëshmon se di të rreshtohet për të mirën e përbashkët
Fshati Banullë i Komunës së Lipjanit u bë epiqendra e një tubimi madhështor, ku banorët treguan mbështetje të jashtëzakonshme për kryetarin aktual dhe kandidatin e LDK-së, Imri Ahmeti. Me mobilizim masiv, energji të pathyeshme dhe entuziazëm të dukshëm, banorët e Banullës shprehën besimin e tyre në fitoren e LDK-së dhe në programin zhvillimor të kryetarit […]


Fshati Banullë i Komunës së Lipjanit u bë epiqendra e një tubimi madhështor, ku banorët treguan mbështetje të jashtëzakonshme për kryetarin aktual dhe kandidatin e LDK-së, Imri Ahmeti.
Me mobilizim masiv, energji të pathyeshme dhe entuziazëm të dukshëm, banorët e Banullës shprehën besimin e tyre në fitoren e LDK-së dhe në programin zhvillimor të kryetarit Ahmeti, raporton ORAinfo.
Në fjalimin e tij, Ahmeti u shpreh mirënjohës për përkrahjen, duke theksuar se kjo mbështetje është motiv shtesë për të vazhduar me punë të palodhur, vizion të qartë dhe vendosmëri për Lipjanin.
“Banulla ka qenë gjithmonë shembull i bujarisë, rezistencës dhe atdhedashurisë. Edhe sot po dëshmon se di të rreshtohet për të mirën e përbashkët,” u shpreh Ahmeti, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen e fuqishme. /ORAinfo/
Postimi i plotë:
Banulla me mbështetje masive, besimi në fitoren tonë është i jashtëzakonshëm!
Ky mobilizim, kjo energji e pathyeshme, na motivon të vazhdojmë me punë të palodhur, me vizion të qartë dhe vendosmëri të fortë përtej fjalëve, me punë për Lipjanin, sepse këtë e ofron programi ynë.
Banulla ka hapur dyert dhe mbështetjen në kohërat më të vështira të vendit tonë; ata kanë ditur që gjithmonë të rreshtohen nga e mira, si në aktivitetet e rezistencës, bujarisë e atdhedashurisë.
Faleminderit qytetarëve të Banullës për mbështetjen e fuqishme!
#LDK113
