Bartës i listës së AAK dhe kandidat i saj për Kryeministër, Gjini: E pranoj me përgjegjësi të lartë dhe nder

Ardian Gjini, deklaron se me përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë ka pranuar detyrën si bartës i listës së Aleancës. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Gjini ka shkruar: Andrrën për Kosovën e jetësojmë bashkë me miqtë e koleg...

maj 11, 2026 - 23:34
Bartës i listës së AAK dhe kandidat i saj për Kryeministër, Gjini: E pranoj me përgjegjësi të lartë dhe nder
bartes-i-listes-se-aak-dhe-kandidat-i-saj-per-kryeminister,-gjini:-e-pranoj-me-pergjegjesi-te-larte-dhe-nder

bartes-i-listes-se-aak-dhe-kandidat-i-saj-per-kryeminister,-gjini:-e-pranoj-me-pergjegjesi-te-larte-dhe-nder

Ardian Gjini, deklaron se me përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë ka pranuar detyrën si bartës i listës së Aleancës.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Gjini ka shkruar:

Andrrën për Kosovën e jetësojmë bashkë me miqtë e kolegët e mi, që gjithmonë kanë qëndruar të palëkundur përballë çdo sfide.

Sot, me përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë, pranoj detyrën si bartës i listës së Aleancës.

Nuk është thjesht listë kandidatësh, por një pakt i ri për shtetin, sigurinë dhe dinjitetin tonë.

Falënderoj Kryetarin Ramush Haradinaj për besimin e madh dhe secilin anëtar të strukturave tona për mbështetjen.

Na priftë e mbara!


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.