Bashkësia Fetare e RMV-së njoftoi orën e faljes së sabahut dhe Fitër Bajramit

Përmes një urimi të shkurtër, Bshkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar edhe kohën e faljes së namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit, transmeton Portalb.mk. Besimtarët në Shkup në Maqedoninë e Veriut, ditën e Fitër Bajramit, 30 mars, namazin e sabahut do ta falin në ora 5:47, ndërkaq në ora 7.02 namazin […]

Mars 28, 2025 - 14:00
 0  5
Bashkësia Fetare e RMV-së njoftoi orën e faljes së sabahut dhe Fitër Bajramit
Xhamia e Mustafa Pashës, Shkup. Foto: Suad Bajrami/Portalb.mk, islam, kurban fiter bajram, musliman, mysliman

Përmes një urimi të shkurtër, Bshkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar edhe kohën e faljes së namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit, transmeton Portalb.mk.

Besimtarët në Shkup në Maqedoninë e Veriut, ditën e Fitër Bajramit, 30 mars, namazin e sabahut do ta falin në ora 5:47, ndërkaq në ora 7.02 namazin e Fitër Bajramit.

Manifestimi do të mbahet si zakonisht, në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM2.