Bastisje në një fabrikë për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Gostivar, është arrestuar pronari dhe një punonjës

Dje (10.04.2025), zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, në bashkëpunim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve në aspektin e hapësirës, ​​pajisjeve dhe personelit për marrjen e lejes për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në një person juridik që zotëron […]

Prill 11, 2025 - 15:00
 0  7
Bastisje në një fabrikë për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Gostivar, është arrestuar pronari dhe një punonjës
Bastisje në një fabrikë për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Gostivar, është arrestuar pronari dhe një punonjës. Foto: Printscreen

Dje (10.04.2025), zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, në bashkëpunim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve në aspektin e hapësirës, ​​pajisjeve dhe personelit për marrjen e lejes për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në një person juridik që zotëron leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në pronësi të A.K. (52) nga Republika e Shqipërisë dhe A.R nga Bosnja dhe Hercegovina, transmeton Portalb.mk.

“Kontrolli dhe këqyrja e objektit u krye në prani të njërit prej pronarëve dhe drejtuesve A.K dhe punonjësit D.I. (39) nga Republika e Sllovenisë, me vendbanim të përhershëm në fshatin Sedllarcë e Poshtme, rajoni i Tetovës, dhe janë konstatuar një sërë parregullsish lidhur me procesin e kultivimit të bimës së kanabisit, që është në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e drogave narkotike, për këtë arsye ekziston dyshimi se prodhimi i kanabisit ka qenë i destinuar për treg ilegal”, thonë nga MPB.

Gjithashtu është konstatuar se kanabisi po thahej në dy salla dhe në njërën nga sallat u gjetën nëntë fuçi plastike të mbushura me produktin e përfunduar – lulen e tharë të kanabisit, për të cilat personi juridik nuk posedon asnjë dokumentacion. Pas udhëzimeve të Prokurorit Publik të Prokurorisë Publike të Gostivarit, kanabisi i gjetur (bimët dhe lulja e tharë) është konfiskuar dhe i është dorëzuar Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar, ndërsa pronari A.K dhe punonjësi XH.I janë privuar nga liria.

“Pas kompletimit të gjithë dokumentacionit, sot DPB Gostivari do të bëjë kallëzim penal për kryerjen e veprës penale nga neni 95-c të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope dhe të njëjtit do të paraqiten para gjykatësit për procedurë paraprake në Gjykatën Themelore e Gostivarit”, thonë nga MPB.