Është vandalizuar në Butel 1 një kopsht i ri që nuk është vënë ende në përdorim

Xhama të thyera, shkarravina në mure, dyer dhe hidrantë të shkatërruar. Kjo është fotografia e mëngjesit të sotëm në kopshtin e ri që po ndërtohet në Butel, i cili ende nuk është vënë në përdorim. Nga komuna bëjnë të ditur se janë  bërë dëmtime të mëdha në objektin e i ri i cili  ishte paraparë […]

Prill 11, 2025 - 15:00
 0  5
Është vandalizuar në Butel 1 një kopsht i ri që nuk është vënë ende në përdorim
Është vandalizuar në Butel 1 një kopsht i ri që nuk është vënë ende në përdorim. Foto: Komuna e Butelit

Xhama të thyera, shkarravina në mure, dyer dhe hidrantë të shkatërruar. Kjo është fotografia e mëngjesit të sotëm në kopshtin e ri që po ndërtohet në Butel, i cili ende nuk është vënë në përdorim. Nga komuna bëjnë të ditur se janë  bërë dëmtime të mëdha në objektin e i ri i cili  ishte paraparë të vihej në punë në shtator të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka të dyshuar dhe së shpejti pritet veprime të shpejta, përgjegjësi dhe kallëzime penale në përputhje me ligjin. Dëme të mëdha i janë shkaktuar kopshtit të ri. Kryetari Darko Kostovski dënon ashpër të gjitha aktet e dhunës dhe vandalizmit. Skenat e turpshme në çerdhen e vandalizuar janë të papranueshme”, thuhet në reagimin e komunës.

Apelon të gjithë qytetarët që të mos shkatërrojnë, por të ruajnë atë që po ndërtohet me mundim me paratë e përbashkëta të qytetarëve dhe shpreh shpresën se kjo dhunë nuk është shprehje e politikës.

“Në Butel po ndërtohen dy çerdhe të reja, të cilat do të zgjidhin problemin e kujdesit ndaj fëmijëve dhe do të përmbushin kërkesat më të mëdha të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Është vandalizuar në Butel 1 një kopsht i ri që nuk është vënë ende në përdorim. Foto: Komuna e Butelit
Është vandalizuar në Butel 1 një kopsht i ri që nuk është vënë ende në përdorim. Foto: Komuna e Butelit