Bayern Munich e do në skuadër Zidanen, trajneri francez i kthen përgjigjen

Që nga viti 2021 kur u largua nga Real Madridi, trajneri Zinedine Zidane më nuk ka udhëhequr një skuadër. Disa skuadra u interesuar për trajnerin francez, por ai asnjëherë nuk e mori hapin për tu rikthyer. Manchester United, Paris Saint-German e Juventusi janë skuadrat që thuhet se kishin shprehur interesim për Zidanen. Së fundmi, në […]

maj 6, 2024 - 20:00
 0  11
Bayern Munich e do në skuadër Zidanen, trajneri francez i kthen përgjigjen

Që nga viti 2021 kur u largua nga Real Madridi, trajneri Zinedine Zidane më nuk ka udhëhequr një skuadër.

Disa skuadra u interesuar për trajnerin francez, por ai asnjëherë nuk e mori hapin për tu rikthyer.

Manchester United, Paris Saint-German e Juventusi janë skuadrat që thuhet se kishin shprehur interesim për Zidanen.

Së fundmi, në garë për të ka hyrë Bayern Munich, që do të mbetet pa trajner në fund të edicionit.

Zidane u pyet rreth një kalimi të mundshëm në Bayern.

“Në Bayern Munchen? Jo, unë do ta shikoj ndeshjen – shpresoj që Real Madridi fiton”, tha Zidane.

E sfida vendimtare se kush kalon në finale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit e Bayern Munich do të zhvillohet të mërkurën. Rezultati nga ndeshja e parë është 2:2.