Xhaka: Jam shqiptar, me babë, babgjysh e gjak

Futbollisti Granit Xhaka, po e kalon një sezon fantastike tek skuadra gjermane Bayer Leverkusen. Prej transferimit të tij nga Arsenali, ai u bë lojtar kyç në planet e trajnerit, Xabi Alonso. Ndërkaq babai i tij, Ragipi, e ka shpërndarë një video në Facebook, ku Graniti deklaron se është shqiptar “me babë, babgjysh e gjak”. Por, […]

shkurt 27, 2024 - 14:00
 0  7
Xhaka: Jam shqiptar, me babë, babgjysh e gjak

Futbollisti Granit Xhaka, po e kalon një sezon fantastike tek skuadra gjermane Bayer Leverkusen.

Prej transferimit të tij nga Arsenali, ai u bë lojtar kyç në planet e trajnerit, Xabi Alonso.

Ndërkaq babai i tij, Ragipi, e ka shpërndarë një video në Facebook, ku Graniti deklaron se është shqiptar “me babë, babgjysh e gjak”.

Por, e falënderon Zvicrën për mundësinë e dhënë për ta ndërtuar një karrierë prej sportisti.

“Po gjakun tim nuk e harroj kurrë”, dëgjohet duke thënë Xhaka.

Videoja e shpërdarë ka marrë goxha reagime në rrjet.