BDI-Çair njofton ndarjen nga jeta të mësuesit dhe aktivistit Hazbi Topojani
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të mësuesit dhe aktivistit Hazbi Topojani, duke e cilësuar atë si një figurë të përkushtuar The post BDI-Çair njofton ndarjen nga jeta të mësuesit dhe aktivistit Hazbi Topojani appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të mësuesit dhe aktivistit Hazbi Topojani, duke e cilësuar atë si një figurë të përkushtuar në arsim dhe në jetën shoqërore.
Në njoftimin e saj, BDI-Çair thekson kontributin e tij të gjatë në edukimin e brezave të rinj:
“Hazbiu ishte mësues i përkushtuar, i cili ia kushtoi jetën edukimit të brezave të rinj në arsimin fillor. Me punën dhe përkushtimin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme tek nxënësit, kolegët dhe te të gjithë ata që patën fatin ta njohin.”
Nga dega e Çairit vlerësojnë se Topojani nuk ishte vetëm arsimtar, por edhe një figurë aktive në komunitet dhe në organizimin partiak:
“Për ne, ai ishte më shumë se kaq – patriot e aktivist i palodhur, mik i dashur dhe pjesë e rëndësishme e organizimit tonë në Çair.”
Në fund, BDI-Çair ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e të ndjerit:
“Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Kujtimi për Hazbi Topojanin do të mbetet i përhershëm.” Gazeta Flaka
The post BDI-Çair njofton ndarjen nga jeta të mësuesit dhe aktivistit Hazbi Topojani appeared first on Flaka, në çdo lajm... .