BDI dhe VLEN e nisin ditën me kumtesa kritikuese

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë për veprimet e fundit të Qeverisë, të cilat synojnë përjashtimin e shqiptarëve nga bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore publike. Këto veprime The post BDI dhe VLEN e nisin ditën me kumtesa kritikuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 27, 2025 - 10:00
 0  7
BDI dhe VLEN e nisin ditën me kumtesa kritikuese

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë për veprimet e fundit të Qeverisë, të cilat synojnë përjashtimin e shqiptarëve nga bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore publike.

Këto veprime përbëjnë një politikë të qartë të përjashtimit dhe dominimit monoetnik, duke minuar parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

Ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, gënjente opinionin se ishte ftuar në inaugurimin presidencial në Uashington dhe shëtiste rrugëve të atjeshme, këtu në vend janë ndërmarrë masa për të zëvendësuar anëtarët shqiptarë në bordet e institucioneve shëndetësore publike me persona të etnive të tjera.

Shembujt e fundit përfshijnë:

Në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Syrit, anëtari i vetëm shqiptar i bordit, Nedim Kasami, është zëvendësuar me Violeta Bilbilovska.

Në PHE Poliklinika “Železara”, anëtari i vetëm shqiptar i bordit, Nuran Veseli, është zëvendësuar me Vesna Andonovska.

Në Klinikën Universitare për Reumatologji, numri i anëtarëve shqiptarë është përgjysmuar nga dy në një, ku Shehu është zëvendësuar me Ivana Petkovska.

Në Klinikën Universitare për Hematologji, anëtari i vetëm shqiptar, Dr. Aliriza Osmani, është larguar, duke krijuar një bord monoetnik, ku Pavlina Budikj ka zëvendësuar Osmanin.

Në PHE Institutin për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin, numri i anëtarëve shqiptarë është ulur nga dy në një, ku Adrian Dalipi është zëvendësuar me Goran Rangelov.

Në Klinikën Universitare për Kardiokirurgji, Saime Sherifi është zëvendësuar me Bojan Krstić.

Këto ndryshime përbëjnë një prirje shqetësuese drejt përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat vendimmarrëse në sektorin shëndetësor publik.

BDI dënon fuqishëm këto veprime dhe kërkon nga Qeveria që të respektojë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve etnike në vend.

BDI do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për të siguruar që parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të respektohen në të gjitha institucionet shtetërore.

Se qytetarët tanë kanë vetëdijën e plotë u dëshmua në zgjedhjet e fundit, me çka i dhanë fund sundimit diktatorial të BDI-së. Se BDI i sheh qytetarët me vetëdije të ulët dëshmohet nga anketat e keqinterpretuara që tenton t’i shesë si të vërteta.

Pra, BDI non grata ka zgjedhur të përdorë mekanizma të manipuluar për të paraqitur një iluzion të rremë se vazhdon të gëzojë mbështetje në kampin shqiptarë.

Pasi u futën në listë të zezë BDI filloi të humbë votuesit e anëtarësinë besnike, zgjidhja e vetme në këtë situatë të vështirë që ndodhen u ka ngelur mashtrimi përmes anketave të manipuluara. Pra, duke tentuar për t’i mashtruar e hutuar masën kanë filluar tu besojnë edhe vetë gënjeshtrave të sajuara prej tyre.

Kohëve të fundit, ka aderime masive nga gjitha partitë tjera në koalicionin më të madh shqiptarë,VLEN. E kjo krejt pasi të gjithë e kanë kuptuar që opsion i vetëm politik në kampin shqiptarë është VLEN.

Shqiptarët tanimë e kanë strehën e gjërë e të fortë, koalicioni VLEN reflekton vlera reale dhe përkushtim për ndryshim, përtej premtimeve boshe dhe propagandës që ka shoqëruar BDI-në për shumë vite.

E rëndësishme është që qytetarët janë të vetëdijshëm për t’i lexuar e kuptuar tentimet për manipulime të tilla dhe dihet që nuk do të lejojnë që opinionet e tyre të ndikohen nga sondazhet që tentojnë t’i manipulojnë.

Në vend të kësaj, qytetarët tanë angazhohen në analizimin e fakteve dhe veprimeve konkrete të secilit opsion politik, sidomos ndaj BDI-së e cila ishte kalbur në pushtet.
Koha ka ardhur që shqiptarët të kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe përfaqësim të vërtetë në politikë. Ndryshimi ka nis me koalicionin VLEN që po dëshmojmë se jemi një alternativë reale për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe për të sjellë politikën në vendin e duhur, mjet për përmbushjen e interesave kolektive.

Ftojmë të gjithë qytetarët të reflektojnë mbi të ardhmen që dëshirojnë dhe të mbështesin vlerat që përfaqësojnë unitetin, transparencën dhe zhvillimin!

The post BDI dhe VLEN e nisin ditën me kumtesa kritikuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .