BDI kërkon masa urgjente për rritjen e çmimeve: Propozon rritje pagash dhe ngrirje të produkteve bazë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të produkteve bazë dhe derivateve të naftës, duke akuzuar institucionet për mungesë reagimi dhe duke kërkuar masa të menjëhershme The post BDI kërkon masa urgjente për rritjen e çmimeve: Propozon rritje pagash dhe ngrirje të produkteve bazë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 13, 2026 - 12:00
BDI kërkon masa urgjente për rritjen e çmimeve: Propozon rritje pagash dhe ngrirje të produkteve bazë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të produkteve bazë dhe derivateve të naftës, duke akuzuar institucionet për mungesë reagimi dhe duke kërkuar masa të menjëhershme për mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Në një kumtesë për media, nga partia opozitare theksojnë se tashmë një javë qytetarët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve, ndërsa institucionet, sipas tyre, kanë qëndruar në heshtje.

“Prej një jave qytetarët përballen me një rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë dhe të derivateve të naftës. Në këtë periudhë, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria ka qëndruar në heshtje, pa asnjë masë konkrete për të zbutur presionin mbi buxhetet familjare”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga partia paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më tej, pasi sipas tyre nga e hëna pritet një rritje e re e çmimeve të derivateve, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në koston e jetesës.

“Nga e hëna pritet një rritje e re e çmimeve të derivateve. Kjo do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në çmimet e transportit, të ushqimit dhe të shërbimeve, duke e rritur më tej koston e jetesës për qytetarët dhe për bizneset”, theksojnë nga BDI.

Sipas tyre, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkretë për stabilizimin e tregut dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve.

BDI propozon katër masa të menjëhershme: rritje lineare të pagave prej 3.500 denarësh duke filluar nga paga e muajit mars, ngrirje të përkohshme të çmimeve për produktet bazë ushqimore, aktivizimin e rezervave shtetërore të naftës për të amortizuar goditjen e tregut, si dhe vauçer prej 3.000 denarësh për punonjësit që punojnë jashtë vendbanimit për të kompensuar rritjen e kostos së transportit.

“Këto janë masa të realizueshme që mund të ndërmerren menjëherë nëse ekziston vullnet institucional. Qytetarët kanë nevojë për reagim të shpejtë dhe politika ekonomike që i mbrojnë në kohë krize. Heshtja institucionale nuk është përgjigje për rritjen e çmimeve”, thuhet në kumtesën e BDI-së. Gazeta Flaka

The post BDI kërkon masa urgjente për rritjen e çmimeve: Propozon rritje pagash dhe ngrirje të produkteve bazë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .