BDI: Ministria e Ekonomisë e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike…

Ministria e Ekonomisë, e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike dhe rritjen e pajustifikueshme të çmimeve të produkteve bazë, tani u bën thirrje qytetarëve të zgjidhin vetë problemet që ajo The post BDI: Ministria e Ekonomisë e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 29, 2025 - 16:00
 0  5
BDI: Ministria e Ekonomisë e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike…

Ministria e Ekonomisë, e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike dhe rritjen e pajustifikueshme të çmimeve të produkteve bazë, tani u bën thirrje qytetarëve të zgjidhin vetë problemet që ajo vetë nuk di dhe nuk mund t’i zgjidhë! 

 Kjo është ironia më e madhe e një pushteti të rrënuar, që tashmë nuk fsheh më dështimin e vet total. 

Në vend që të marrë masa për të frenuar inflacionin, për të ndalur rritjen e çmimeve  dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, ministri i Ekonomisë bën propagandë boshe dhe u kërkon qytetarëve të bëjnë atë që është detyrë e qeverisë.

Kjo qeveri ka humbur çdo legjitimitet dhe çdo lidhje me realitetin. 

Prandaj, Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Ekonomisë dhe marrjen e masave urgjente për të ndalur rritjen e padrejtë të çmimeve, në vend që të luajnë teatër me qytetarët!

The post BDI: Ministria e Ekonomisë e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .