U prezantua Deklarata për përmirësimin e të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve të medias në Maqedoninë e Veriut

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGM) dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (FNG) sot kanë prezantuar Deklaratën për përmirësimin e të drejtave të punës dhe profesionale të gazetarëve dhe punëtorëve të medias, raporton Portalb.mk. Deklarata e cila u mbështet edhe nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Instituti RESIS, u krijua […]

Prill 4, 2025 - 20:00
 0  7
U prezantua Deklarata për përmirësimin e të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve të medias në Maqedoninë e Veriut
Deklarata për përmirësimin e të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve të medias. Foto nga SPGM.

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGM) dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (FNG) sot kanë prezantuar Deklaratën për përmirësimin e të drejtave të punës dhe profesionale të gazetarëve dhe punëtorëve të medias, raporton Portalb.mk.

Deklarata e cila u mbështet edhe nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Instituti RESIS, u krijua pas një punëtorie treditore në Maqedoni “Misioni për skrining dhe avokimin për të drejtat profesionale dhe të punës së gazetarëve dhe punëtorëve mediatik”, pjesë e projektit “Të drejtat e punës për gazetari të pavarur” të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

“Deklarata bazohet në faktin se gazetarët dhe mediat profesionistë duhet të jenë në gjendje të punojnë në një mjedis të lirë mediatik pa presione dhe kërcënime për të garantuar funksionimin e proceseve demokratike në Maqedoni, si dhe në premisën se vetëm gazetarët dhe punonjësit e mediave të sigurta dhe të paguara mirë mund të prodhojnë gazetari që mbron interesin publik”, tha SPGM.

Pas takimeve treditore me institucionet kompetente për legjislacionin e mediave, si dhe me redaksitë dhe organizatat mediatike, misioni u njoh me gjendjen e lirisë së mediave në Maqedoni dhe kushtet në të cilat punojnë gazetarët.

Eksperti i ligjit për median, Deirdre Kevin, theksoi nevojën për të zhvilluar legjislacion krejtësisht të ri për median.

Kryetari i SPGM, Pavle Belovski, iu referua luftës për të drejtat e punës dhe të drejtat profesionale, si dhe rëndësinë e përkrahjes nga organizatat profesionale si MFN.