BDI: Po thellojmë bashkëpunimin me NDI-në Amerikane
Sot, Bashkimi Demokratik për Integrim nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Nacional Demokratik (NDI), duke forcuar partneritetin tonë me këtë institut të njohur ndërkombëtarisht për përkrahjen e proceseve demokratike dhe The post BDI: Po thellojmë bashkëpunimin me NDI-në Amerikane appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sot, Bashkimi Demokratik për Integrim nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Nacional Demokratik (NDI), duke forcuar partneritetin tonë me këtë institut të njohur ndërkombëtarisht për përkrahjen e proceseve demokratike dhe forcimin e institucioneve anembanë botës.
Kumtesa:
Ky bashkëpunim synon të thellojë shkëmbimin e praktikave të mira në fushat e transparencës, llogaridhënies, etikës dhe integritetit të partive politike. Po ashtu, ai përfshin mbështetjen për barazi gjinore, përfshirjen e të rinjve dhe rritjen e rrjetëzimit me partitë simotra ndërkombëtare.
Memorandumi gjithashtu përfshin angazhimin për avancimin e proceseve zgjedhore të lira dhe të drejta, si dhe respektimin e standardeve demokratike dhe kodit të sjelljes të administruar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
BDI do të kontribuojë në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta me NDI-në, përfshirë ndarjen e resurseve, mbështetjen logjistike dhe pjesëmarrjen aktive në çdo hap të këtij bashkëpunimi të rëndësishëm.
The post BDI: Po thellojmë bashkëpunimin me NDI-në Amerikane appeared first on Flaka, në çdo lajm... .