Ramadani: Nuk është VLEN ajo që përcakton nëse ASH mbetet ose del nga qeveria

Sekretari i ASH-së, Blerant Ramadani, theksoi se praninë e ASH-së në qeveri ose jo nuk e përcakton VLEN, por ASH-ja dhe partneri i koalicionit. Nëse mandatari nuk e sheh të The post Ramadani: Nuk është VLEN ajo që përcakton nëse ASH mbetet ose del nga qeveria appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 8, 2025 - 20:00
 0  4
Ramadani: Nuk është VLEN ajo që përcakton nëse ASH mbetet ose del nga qeveria

Sekretari i ASH-së, Blerant Ramadani, theksoi se praninë e ASH-së në qeveri ose jo nuk e përcakton VLEN, por ASH-ja dhe partneri i koalicionit. Nëse mandatari nuk e sheh të arsyeshme bashkëpunimin me ASH-në, atëherë ne nuk kemi problem të kalojmë në opozitë.

Ramadani nga ASH-Taravari ka theksuar se narrativa për bashkëpunim me BDI-në është një narrativë që na vishet, pasi ASH nuk ka asnjë bashkëpunim me BDI-në. Kjo narrativë na vishet sepse ne kemi krijuar kanale komunikimi me të gjithë, dhe ASH ka komunikime zyrtare me BDI-në. Nëse flasim për ndryshim, atëherë si mund të sjellësh ndryshim në Dollnen pa pasur komunikim me BDI-në dhe subjektet e tjera?

Ramadani u pyet rreth statusit të fundit në Facebook nga ana e zëvendëskryeministrit Fetai. Ramadani theksoi se deri në këtë moment Arben Fetai është në një vijë me politikat e Arben Taravarit. Sa i përket postimit të tij, ai është një qëndrim personal, sepse në ASH ka demokraci të brendshme dhe ato që ka thënë, besoj se do t’i sqarojë edhe në kuvend.

Sekretari i përgjithshëm Blerant Ramadani, i pyetur rreth një mundësie për t’u bashkuar me ASH-Sela, theksoi se ai personalisht ka miq dhe komunikon me ta. Madje, gjatë kampanjës zgjedhore kemi kontaktuar dhe kemi pirë kafe. Si ASH, jemi të gatshëm të bashkohemi dhe nëse ka një kërkesë të tillë nga poshtë, nga anëtarësia e ASH-së, organet partiake do të përgjigjen ndaj kësaj kërkese.

Ramadani, sekretar i Aleancës për Shqiptarët, duke kritikuar performancën e koalicionit VLEN, tha se ai nuk ka sjellë ndryshimin e pritur nga qytetarët. Në një intervistë për TV21, Ramadani tha se disa vendime në skenën politike nuk duhet të udhëhiqen nga emocioni, por nga urtësia dhe përgjegjësia. “Është koha të sillemi me maturi, me shenja që i takojnë një lidershipi të vërtetë,” theksoi ai, duke bërë apel deri te bashkëpartiakët e tij në VLEN. Ai shtoi se qytetarët presin sjellje të denjë nga përfaqësuesit politikë, jo retorikë përçarëse.

Ramadani, ka theksuar se për zgjedhjet lokale – të cilat dallojnë nga ato parlamentare – në mbledhjen e fundit, “kryesia e ASH-së e ka autorizuar pikërisht Arben Fetain që të gjejë një modus, dhe besoj se në mbledhjen e ardhshme do të na brifojë se deri ku kanë shkuar bisedimet,” tha Ramadani.

Ramadani, gjatë një interviste në “Daily Click”, ka theksuar se vendimi i ASH-së ka qenë që në muajin tetor dhe për këtë më nuk do të diskutohet. Partnerët e VLEN kanë qenë të njoftuar. Ai më tej shton se në këto zgjedhje do të shohim se sa e fuqishme dhe sa peshon ASH-ja te populli.

I pyetur rreth deklaratës së fundit të kryetarit Ziadin Sela, që Taravari duhet të kërkojë falje që të mund të kemi një bashkëpunim eventual, Ramadani shtoi se Arben Taravari nuk ka gabuar dhe nuk ka arsye për të kërkuar falje, sepse Taravari dëgjoi zërin e qytetarit. “Ne nuk kemi hatërmbetje, ne kemi më shumë arsye për të bashkërenduar aktivitet me shokët tanë sesa për të mos i bashkërenduar,” tha Ramadani.

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, në emisionin “Daily Click”, u pyet nëse ai mund të jetë kandidat i mundshëm për komunën e Sarajit. Ramadani theksoi se nëse anëtarësia e ASH-së në atë komunë e kërkon këtë dhe nëse kryesia e partisë vendos, atëherë është i gatshëm t’u ofrohet qytetarëve që ata të vlerësojnë nëse kandidatura e tij është e mirëpritur për ta.

The post Ramadani: Nuk është VLEN ajo që përcakton nëse ASH mbetet ose del nga qeveria appeared first on Flaka, në çdo lajm... .