Suarez s’mund t’i ndalë lotët gjatë ndeshjes lamtumirëse me Uruguajin

Luis Suarez është pensionuar nga kombëtarja e Uruguajit. ”El Pistolero”, luajti ndeshjen e fundit me Uruguajin, ku mbrëmë barazoi 0-0 me Paraguajin, në kualifikimet për Kampionatin Botëror, shkruan “Gazeta Express”. Ish-futbollisti i Liverpulit dhe Barcelonës ishte i emocionuar për ndeshjen e tij lamtumirëse. Tifozët e Uruguajit kishin përgatitur një koreografi për të, derisa shoku i […]

shtator 7, 2024 - 21:00
 0  7
Suarez s’mund t’i ndalë lotët gjatë ndeshjes lamtumirëse me Uruguajin

Luis Suarez është pensionuar nga kombëtarja e Uruguajit.

”El Pistolero”, luajti ndeshjen e fundit me Uruguajin, ku mbrëmë barazoi 0-0 me Paraguajin, në kualifikimet për Kampionatin Botëror, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Liverpulit dhe Barcelonës ishte i emocionuar për ndeshjen e tij lamtumirëse.

Tifozët e Uruguajit kishin përgatitur një koreografi për të, derisa shoku i tij te Barcelona, dhe tashmë te Inter Miami, Lionel Messi i kishte dërguar një mesazh të veçantë, i cili u shfaq përmes ekranit në stadium.

Luis Suarez është golashenuesi më i mirë në historinë e Uruguait, ku në 128 paraqitje me kombëtaren, shënoi 61 gola.