Noka në Këshillin Kombëtar të PD: Dy kërkesat tona janë lirimi i liderit tonë dhe …

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, në të cilën pati diskutime dhe udhëzime për aksionin opozitar. Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën në fund të mbledhjes, ku ndër të tjera është shprehur se drejtuesit politik të Partisë Demokratike do të zbresin në terren. Noka bëri të ditura […]

shtator 7, 2024 - 02:00
 0  6
Noka në Këshillin Kombëtar të PD: Dy kërkesat tona janë lirimi i liderit tonë dhe …

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, në të cilën pati diskutime dhe udhëzime për aksionin opozitar.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën në fund të mbledhjes, ku ndër të tjera është shprehur se drejtuesit politik të Partisë Demokratike do të zbresin në terren.

Noka bëri të ditura gjithashtu dhe dy kërkesat e aksionit të opozitës, të cilat janë lirimi i kryetarit të PD-së dhe qeveria teknike.

Pjesë nga fjala e Flamur Nokës:

Drejtuesit politik do të zbresin në terren. Drejtuesit e degëve të bëhen gati për organizimin e aksionit. Lirimi i liderit tonë dhe qeveria teknike janë dy kërkesat tona. Jemi gati për aksion. Kjo është vjeshtë e zjarrit opozitar. Fshini nga mendja çdo hamendësim ndaj njëri-tjetrit. S’e kemi luksin të shohim tek njëri-tjetri defekte. Bashkë për gjunjëzimin e narkoshtetit.