Bebe Rexha rrëfen për humbjen e shtatzënisë pas kritikave për pamjen në “Met Gala”
Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, 35 vjeçare, ka zbuluar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale se ka përjetuar humbjen e shtatzënisë. Rrëfimi i saj erdhi pasi reperja Azealia Banks, 33 vjeçe, e kritikoi për pamjen e saj në “Met Gala”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të modës në New York, ka raportuar TMZ. […]

Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, 35 vjeçare, ka zbuluar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale se ka përjetuar humbjen e shtatzënisë. Rrëfimi i saj erdhi pasi reperja Azealia Banks, 33 vjeçe, e kritikoi për pamjen e saj në “Met Gala”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të modës në New York, ka raportuar TMZ.
“Motër, ti më jep ndjesinë sikur ke ndonjë implant për kontracepsion hormonal ose diçka të tillë. Është si ato implantet që duhet të hiqen ose si ato injeksionet që nuk duhet të vazhdosh t’i marrësh (nuk po përpiqem as të tallem)”, ka shkruar Azealia, e cila nuk ishte e pranishme në ngjarje.
Rexha iu përgjigj me një koment të drejtpërdrejtë në të njëjtën platformë duke i sugjeruar të shkonte të ndiqte ndonjë terapi.
“Dhe ti ndoshta duhet të mendosh për ndonjë lloj terapie, motër, lexapro më ka ndihmuar shumë mua. Diçka që ndihmon me trishtimin e thellë dhe kaosin që vazhdon të projektosh. Shërimi u bën mirë të gjithëve. Provoje!”, ka shkruar shqiptarja.
Postimi i Azaelia Banks dhe komentimi i Bebe Rexhës në rrjete sociale
Përveç kësaj, artistja u shpreh e lodhur nga komentet e vazhdueshme mbi peshën e saj trupore. Ajo zbuloi se ndryshimet në peshë lidhen me sindromën e vezores policistike (PCOS) dhe vështirësitë që ka për të mbetur shtatzënë.
“Jam shumë e lodhur nga komentet për peshën time. Kam PCOS dhe përballem me infertilitetin. Mbeta shtatzënë dhe nuk shkoi mirë, këtë dhimbje e kam mbajtur në heshtje. Nuk i detyrohesha askujt këtë të vërtetë, por ndoshta tani do të mendoni dy herë para se të komentoni për trupin e dikujt tjetër”, ka shkruar Rexha në një postim.
Postimi i Bebe Rexhës
Ajo e mbylli mesazhin duke treguar se dëshiron ta shijojë ditën.
“Ok, tani po shkoj ta shijoj ditën time . Kalofshi një ditë të bukur, ju dua!”, ka shkruar ylli.
Rexha kishte folur edhe më parë për këtë temë në Instagram, në muajin qershor të vitit 2023.
“E di që kam shtuar peshë. Njerëzit kalojnë nëpër ndryshime. Nuk do të gënjej, më mërzit kur lexoj disa komente, por kjo është pjesë e rrugës”, pati thënë ajo.
Tani këngëtarja thotë se po mëson ta pranojë veten dhe të mos e përcaktojë vetveten përmes numrave.
“Kam mësuar të mos gjykoj veten dhe ta pranoj vetveten ndërsa përpiqem të marr vendime më të shëndetshme në jetë. Ajo që kam kuptuar është se numrat nuk të përcaktojnë, por zemra jote”, ka thënë ajo.