Arben Fetai: VLEN tregoi se shqiptarët mund të bashkohen kundër së keqes së përbashkët

Zv.kryeministri Arben Fetai ka reaguar me një shkrim në Facebook, pas përplasjeve mes Taravarit dhe VLEN. Fetai shkroi se VLEN ishte një projekt i guximshëm kombëtar që dëshmoi se shqiptarët mund të bashkohen kundër një të keqe të përbashkët. Ai tha se Aleanca për Shqiptarët do të mbetet besnike ndaj rrugës së saj – rrugës […] The post Arben Fetai: VLEN tregoi se shqiptarët mund të bashkohen kundër së keqes së përbashkët appeared first on InfoShqip.com.

maj 8, 2025 - 03:00
 0  7
Arben Fetai: VLEN tregoi se shqiptarët mund të bashkohen kundër së keqes së përbashkët

Zv.kryeministri Arben Fetai ka reaguar me një shkrim në Facebook, pas përplasjeve mes Taravarit dhe VLEN.

Fetai shkroi se VLEN ishte një projekt i guximshëm kombëtar që dëshmoi se shqiptarët mund të bashkohen kundër një të keqe të përbashkët.

Ai tha se Aleanca për Shqiptarët do të mbetet besnike ndaj rrugës së saj – rrugës së Arbrit, të dinjitetit dhe guximit dhe se, me vullnet të ndërsjellë, mund ta gjejnë formulën për të çliruar çdo komunë shqiptare nga keqqeverisja e BDI-së.

“Për këtë mision do të vazhdoj të luftoj, pa i sharë ata me të cilët e sollëm ndryshimin, pa u përkulur”, shkruan Fetai.
vendosi titull

The post Arben Fetai: VLEN tregoi se shqiptarët mund të bashkohen kundër së keqes së përbashkët appeared first on InfoShqip.com.