Bedri Hamza emocionon me një rrëfim personal për familjarët e të prekurve me kancerin e gjirit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka marrë pjesë në konferencën “Të mbijetuarat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme” në Mitrovicë, e cila është organizuar në kuadër të aktiviteteve për rritjen e vetëdijesimit për sëmundjen e kancerit të gjirit. Hamza para të pranishmëve ka ndarë edhe përvojën e tij familjare të […]

tetor 10, 2024 - 15:00
 0  6
Bedri Hamza emocionon me një rrëfim personal për familjarët e të prekurve me kancerin e gjirit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka marrë pjesë në konferencën “Të mbijetuarat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme” në Mitrovicë, e cila është organizuar në kuadër të aktiviteteve për rritjen e vetëdijesimit për sëmundjen e kancerit të gjirit.

Hamza para të pranishmëve ka ndarë edhe përvojën e tij familjare të përballjes me këtë sëmundje, duke treguar që motra e tij ka qenë e prekur prej kancerit të gjirit dhe tashmë ajo e ka fituar këtë betejë.

“Sa herë që flitet për sëmundjen e kancerit të gjirit, unë dëgjoj dhe përjetoj bashkë me të prekurit dhe familjet e tyre. E përjetoj shqetësimin e tyre kur cingërron telefoni, sepse si familje jemi përballur me këtë sëmundje. I përjetoj pritjet në korridoret e spitaleve, pritjet e daljes së rezultateve. Por, e përjetoj edhe kurajon për të mos u dorëzuar edhe kur gjithçka duket e vështirë dhe e pamundur.
Fatmirësisht, as motra ime kurrë nuk është dorëzuar dhe tashmë e ka fituar betejën me kancerin e gjirit.
“Mos u dorëzoni asnjëherë!”, ishte porosia ime në konferencën e sotme “Të mbijetuarat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme”.
Të gjithë të prekurit do ta ndjejnë më shumë përkrahjen e shtetit, me kujdes të shtuar shëndetësor, sigurime shëndetësore dhe këshillime profesionale psikologjike”, ka shkruar Hamza.

Ndryshe, brenda vitit, numri i të diagnostifikuarve me kancerin e gjirit në Kosovë sillet në rreth 600 persona.