Deputeti boshnjak qe u takua sot me Kurtin, ishte kërcënuar për shkak të votës së tij për Kosovën në KiE

Deputeti i Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sasha Magazinoviq me të cilin u takua sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte marrë kërcënime përmend rrjeteve sociale për shkak të mbështetjes që i dha Kosovës në Këshill të Evropës Magazinoviq është edhe kryesues i delegacionit të BiH në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai veproi

tetor 10, 2024 - 15:01
 0  6
Deputeti boshnjak qe u takua sot me Kurtin, ishte kërcënuar për shkak të votës së tij për Kosovën në KiE
deputeti-boshnjak-qe-u-takua-sot-me-kurtin,-ishte-kercenuar-per-shkak-te-votes-se-tij-per-kosoven-ne-kie

deputeti-boshnjak-qe-u-takua-sot-me-kurtin,-ishte-kercenuar-per-shkak-te-votes-se-tij-per-kosoven-ne-kie

Deputeti i Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sasha Magazinoviq me të cilin u takua sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte marrë kërcënime përmend rrjeteve sociale për shkak të mbështetjes që i dha Kosovës në Këshill të Evropës

Magazinoviq është edhe kryesues i delegacionit të BiH në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai veproi njëjtë edhe sot ne takim ke Kurtin.

Magazinoviq që është deputet dhe kryetar i delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

Të dy, diskutuan për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, dhe në këtë kontekst Magazinoviq ritheksoi mbështetjen e tij të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në familjen e madhe të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, duke theksuar se të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë qasje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në prill të këtij viti, policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sasha Magazinoviq, i cili si përfaqësues i shtetit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, votoi pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë kur më 16 prill, Asambleja me shumicë votash aprovoi raportin e raportueses, Dora Bakoyannis

Mbrojtja e afërt Magazinoviqit i është ofruar pas një numri të madh të kërcënimeve që i mori përfshirë ato me jetë, dhe kjo mu për shkak të votës së tij për Kosovën në KiE.

Këto kërcënime i pati publikuar Magazinoviq në llogarinë e tij në X.