Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë
Presidenti Bajram Begaj ka uruar fitoren për Kosovën, e cila sonte përballet me Turqinë për të siguruar një vend në Botëror. “Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë”, shkruan Begaj. Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjen e saj të jetës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mbrëmjen e sotme. Dardanët janë vetëm një ndeshje larg


Presidenti Bajram Begaj ka uruar fitoren për Kosovën, e cila sonte përballet me Turqinë për të siguruar një vend në Botëror.
“Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë”, shkruan Begaj.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjen e saj të jetës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mbrëmjen e sotme.
Dardanët janë vetëm një ndeshje larg historisë, kualifikimit për në Botërorin e këtij viti.
