Bekim Sali do të jetë sekretar gjeneral i VLEN-it, ja kush e thotë!
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, deklaroi se procesi i konsolidimit të VLEN si parti po ecën në drejtimin e duhur. “Jemi në rrugë të mbarë, procesi po shkon mirë. VLEN The post Bekim Sali do të jetë sekretar gjeneral i VLEN-it, ja kush e thotë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, deklaroi se procesi i konsolidimit të VLEN si parti po ecën në drejtimin e duhur.
“Jemi në rrugë të mbarë, procesi po shkon mirë. VLEN po bashkohet dhe procesi vijon gradualisht”, tha Azizi.
Ai bëri të ditur se, në bazë të dakordimeve, Bekim Sali do të jetë sekretar i përgjithshëm, ndërsa një post i nënkryetarit do t’i takojë Aleanca për Shqiptarët dhe një tjetër Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Azizit, procesi i bashkimit të VLEN-it pritet të vazhdojë deri në finalizimin e plotë të strukturave partiake.
Azizi, ka kritikuar ashpër BDI për mosrealizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe gjatë kohës sa ishte në pushtet.
Sipas tij, ndonëse BDI ka qenë 22 vite në pushtet, madje me pushtet absolut, nuk ka ndërmarrë hapa për të rregulluar këtë çështje me ligj. Azizi akuzoi këtë parti për korrupsion dhe keqpërdorim të mjeteve, duke pretenduar se prioritet kanë qenë pasurimi personal dhe ndikimi mbi sistemin e drejtësisë.
“BDI ka sjellë ligje që funksionojnë vetëm kur ministrat janë të tyre. A mund të imagjinohet çfarë zgjidhjesh kanë ofruar?”, deklaroi ai.
Azizi shtoi se kërkesa e studentëve për organizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe tashmë është marrë në shqyrtim nga institucionet. Ai bëri të ditur se është formuar një komision dhe se çështja pritet të marrë zgjidhje në periudhën e ardhshme.
The post Bekim Sali do të jetë sekretar gjeneral i VLEN-it, ja kush e thotë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .