MSh pranon 130 ankesa nga pacientët, vetëm 14 përfunduan me masa
Ministria e Shëndetësisë ka pranuar 130 ankesa vitin e kaluar nga pacientët, por vetëm 14 prej tyre kanë përfunduar me masa. Në shtatë prej tyre MSh nuk ka treguar çfarë masa janë marrë. Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit të kaluar ka pranuar gjithsej 130 ankesa nga qytetarët për shërbimet në institucionet shëndetësore. Në raportin vjetor


Ministria e Shëndetësisë ka pranuar 130 ankesa vitin e kaluar nga pacientët, por vetëm 14 prej tyre kanë përfunduar me masa. Në shtatë prej tyre MSh nuk ka treguar çfarë masa janë marrë.
Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit të kaluar ka pranuar gjithsej 130 ankesa nga qytetarët për shërbimet në institucionet shëndetësore.
Në raportin vjetor të ankesave është theksuar se nga 130 ankesa, 57 prej tyre janë ende në proces.
Gazeta e ka pyetur MSh-në nëse ka përfunduar procesi i këtyre ankesave dhe cilat janë masat e ndërmarra. Nga kjo ministri kanë thënë se disa prej ankesave janë adresuar tek institucionet përkatëse.
“Ankesat që trajtohen nga Inspektorati Shëndetësor marrin përgjigje drejtpërdrejt nga ky institucion dhe u adresohen palëve përkatëse. Ndërsa ankesat që trajtohen nga institucionet përgjegjëse, ndaj të cilave është ushtruar ankesa, shpesh adresohen dhe zgjidhen drejtpërdrejt me palën ankuese”, thuhet në përgjigje.
Nga MSh kanë bërë të ditur numrin total të ankesave që kanë përfunduar me masa. Masa më e rëndë ndëshkuese është me gjobë.
Nga 130 ankesa në total, vetëm 14 kanë përfunduar me masa, por shtatë prej tyre nuk dihet se çfarë masa janë ndërmarrë.
“Katër me vërejtje me gojë; Një në Komision Disiplinor për shqyrtim të mëtutjeshëm; Gjashtë sipas dispozitave ligjore; Një rast masë ndëshkuese; Dy raste me gjobë”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.
Në vitin 2023 në MSh ishin adresuar 214 ankesa nga qytetarët por ky institucion kishte marr masa për vetëm pesë prej tyre.
