Benzina shtrenjtohet për 1,5 denarë, çmimi i derivateve dizel për një denarë për litër

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që sot nga mesnata benzina të shtrenjtohet për 1,5 denarë, ndërsa çmimi i derivateve dizel të rritet për një denarë për litër, vendosi sot The post Benzina shtrenjtohet për 1,5 denarë, çmimi i derivateve dizel për një denarë për litër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 2, 2025 - 00:00
 0  4
Benzina shtrenjtohet për 1,5 denarë, çmimi i derivateve dizel për një denarë për litër

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që sot nga mesnata benzina të shtrenjtohet për 1,5 denarë, ndërsa çmimi i derivateve dizel të rritet për një denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Me këtë vendim bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,84 për qind në krahasim me vendimin paraprak.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 76,5 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 79, EURODIZEL BS (D-E V) për 69, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 69 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,95 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i Mazutit M-1 dhe do të jetë 41,705 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen paraprake shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 3,381 për qind, tek dizeli për 1,884, tek vaji ekstraq i lehtë për 1,987 dhe tek mazuti për rreth 2,396 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin sipas të cilit ishin formuar çmimet me përllogaritjen paraprake është më i lartë për 0,7218 për qind.

The post Benzina shtrenjtohet për 1,5 denarë, çmimi i derivateve dizel për një denarë për litër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .